nedjelja, 30. ožujka 2014.

Malesia


MALËSIJA                                                                                                            

                        Shûm t’neruoshimit vëllazën e motra para se meja nis jeksaj letër pou lutem mem fal për t’tâna gabime çiti bâj për shkrim gramatik edhe belda noj fjal nuk e kâm shkrua mir se vet i kâm bâ veç dy vjet shkoll ën gjûhën Shqipe e për jâta e besoj se nuk kini mema vû fajin.Po lypi t’falun edhe prej jâtynet çi i kâm përmêt e kujtojn se va kâm lëtua zêmrën.   
                        Vet jâm i biri Gjek Çûnit prej Vulêt i lem me 25-12-1938.Qysh me t’1948 çi e kâm lëshua Malsin e shkua ën Boka t’Kotorrit me vazhdua shkollën ën internat për fëmi r’burravet çi kan met ën lufët t’dyt botnore deri me 1956.Me 1958 kâm shkua ushtar n’Croaci,Karrllovac e jâty kâm zân vêt kû jâm edhe sot me famile.Niu interason biografija ême kini me mujt me gjet  n’adres t’internetit çi kâm meva çua.Tân kohën  me bâ bashk nûk jâm ken mâshûm se tri vjet ën Vulaj pas 1956-es ,ater e besoj se kini mem mârrvesh për shkrim, për gramatik e për gjûh çi e kûvês vet, nostallgji tême për kujdes çi e bâj e sa qef kisha mepa mei shkua Malsis mir.Për mos me harrua,Malsorçen,jâshtû poja nâp êmnin gjûhës çi e kûvês vet,kâm kûvêt me vetin se nûk kâmpa kurrkân afër me përdorua gjûhën e nânës,kâm shkrua letra çi kurr nuk i kâm çua kurrkuj deri tash von,shkruoj kajgrim poezin ën gjûhën e  Malsorit, Croatisht edhe pak Gjermanisht se jâm ken gati 30 vjet ën Gjermani.Jâshû e kam ruojt gjûhen e shkrimin çi e kâm pësua për dy vjet te Gurra e Lecit ën shpi t’Prêl Tomës e mësuosin e kâpa Beqir Bajrâmin.  Ja kâmpa çua i letër kryeredaktorit TVCG se tepër pak reportazha e lajme napin për Malsi edhe nûk e përdorojn aspak Malsorçen e nûk kime vijejt me shty ën harres se ki mekên gjynaf me harrua.Per jekto 60 vjet ci e kam leshua Malsin gati per gjith vjet e kam vizitua familen.Vet nûk dij a e shkruoj si duhet por mûnohej me shkrua jâshtû si e kûvês.Kur jâm arrdh me 2002 ën Malsi u kâm ankua do njerzëvet se nuk e mârrvesh mir emisionin n’gjûhën Shqipe “Mozaikun”,çi e nep TVCG për krye satelitit,ater besa si illûn mëkan tthân:”Kush ta ka fajin çi nuk e din Shqipen”.Pas atij kuvêtit e dijta se e kan lexua letrën tême çi e kâmpa çua n’TVCG.Shûm t’neruoshimit vëllazën motra për jâta po thom se shkruoj Malsorçe  se kagjasa Shqipen nûk e dij,don me thân se nâ  çi kuvêsim Malsorçen jem Malsor e ata çi kuvêsin letërsishten jân Shqiptar.Nûk dij përse na dajn se vet kâm kujtuojt se jem t’tân Shqiptar.Mua m’ka lëtua aj muhabet por jâm i kënaqun edhe sot çi kâm tije prej prof.dr. Martinit Camaj Allbanollog ,shkrimtar e publicist në Univerzitetin e Mynhenit,Gjermanija, kur ka thân :”T’lûmtë ju Malsor se kini ruojt fen e Krishtit e gjûhen e nânës çi e përdoroni edhe sot se dijalekti çi kuvêtni ju âsht temeli i gjûhes Shqipe.” A din intelekti yn,i Malsorit, belda mamir se prof.dr i Allbanollogjis se çka âsht Malsorçja e prej ka ka arrdh e përse e shtyjn ën harres gât a postafat prej mêdesmâdhe ose çka âsht me ata njerëz, përse pe tresin Malsorçen? Edhe i nëdodhje mëka çudit çi ka tokua në Trgaj për Zoj t’Grudës,e jo veç Trgaja por edhe Vitoja. Grupi follkllorik i Malsis dote me kënua e me luojt i  bukuri e Zotit t’veshuna qysh maje krejet e deri n’thêmra t’kâmës me petka çi jân specifik Malsorçe,xhubleta nûsesh,grash e varzash ite i ambijentë çi kite mei lakmua gjithicilli kom mê ksaj tok.Ater çohet i trim përkrye shtatdhet vjeç, i “Malsor”,e don me pajt i soj fjalimit(nûk dua meja përmêt êmnin).Pastij ishin ato bukurija çi kur ja nisi me kûvêt nuk e kan marrvesh veç xhubletat, por edhe për mua kje shtir me digjua at njeri ka e përdoron at kûvêt çi nuk ka lidhje me xhubleta, nuk ka lidhje me Tërgaj,zallët e ujët e Cemit  bâshin ma kallab se tjera dit për mos me tije at kûvêt, jâta shkâba me jâto peqina çi gjimoshin prej gjynafit se nûk e marrshin vesh si vet barabar e si jâjo xhublet çi ite pas jâtij plakut. Ite i grim majmoçim se vet por bashk jem dal(ëm falni) prej nar jâsaj xhublet e bashk jem rrit n’për ferra t’kuqe, shkâba Malsijet e âsht gjynaf mos me mârrvesh jâri tjetrin megjithse ka mashûm shkoll n’gjûhën Shqipe se vet.Aj ka hî ën gjynaf jo veç me xhubleta e me mua por ka hî ën gjynaf me gjyshin e gjyshen e vet,me bab e me nân e me tân Malsi.Ni don me paraqit follklorin e jâj komit ater duhet follklorisht edhe me kûvêt se letërsishtja nuk ka lidhje me follklor e nuk âkên bidati me përdorua letërsishten ën mâle t’Malsis e maspaktit ën logje siç âkên Tërgaja,Vitoja,Krevenica,Kroni i Traboinit e Radeqi. I shêmûll dua meva kuvêt çi për gjithcillên vjet tokon ën Zagorje, Croacija,kû pahet festivali i mûzikës popullore”Zagorske Popevke”.Kurr i njeri gjall jâty nuk i bjen dërmêt me kûvêt letërsisht  kënon jâshû siç e ka pësua nânâ âsht edhe festivali ën Pozheg, Sllavonija,e shûm tjera festivale.Pankretiq i tribûn Croacijet deputat n’Sabor t’Croacis ka kûvêt siç  e ka pësua nânâ e jo shkolla e e ka knaq tan Croacin me dijalektin e tije e nûk ja ka prua kurrkush.I lingvist prej Zagorjet don me shkrua gramatikën për at dijalekt për mos me tret bukurin e Zagorjes.Belda kini tije për shkrimtarin Krlezha çi mat mir e matshitun nuk e kapa Ballkani e mashum se gjysën e librët i ka shkrua n’at dijalekt siç e ka pësua  nânâ, dijaktin”KAJ”.Veç jekaq deshta me kallzua se çka bân Croacija për mei ruojt dijalektat e veta.Dr.prof.Franz Jozef Shtraus kryetari i Bayernit ka pajt fjalim n’parllamentin e Gjermanis katunarçe siç e ka pësua nânâ e ka pështua gjall.Jekta shêmulla kallzojn se si e pan bota kullturën,dijalektin e identitetin. Tash i shêmûll çka bân Malsija për me “ruojt” kuvêtin e vet.Çohet Nik Gjeti e shkrua i libër si Autobiografi çka ka hjek, pa faj, ën kohën e Jugosllavit.Nik Gjetin  kâmpa nafak me njoft te Lulash Çûni kur e lutshim Zojên e Grudës, i Trijeshjân çi ite lezet me digjua se si e kuvëte dijalektin e Trijeshit.Çohen profesora, e nuk dij çka jân tân ata çi e kan përgadit at libër për shtyp e ja përkthejnë dijalektin e Trijeshit e shtypin librin letrsisht.Tân lezetin çi e kishim pa, na lenxuosat, mei lenxua fjalët e  kûvêtin e Nik Gjetit, jâj katunarit, nêkan hup jâta profesora.Kur nuk mudni, zotni profesora, me përdorua për dit e kur doni me harrua gjûhën e Malsorit lênije ater katunarin me shkrua librin siç e ka pësua Nânâ, se belda kameu kënaq dikur dikush pas i qin vjetvet(ni e ka Malsija arhivin per me ruojt librat çi po shkruhen sot) e kame dijt se si kanpa kûvêt dikur Malsorët.Âsht gjynaf  se nuk e lêni as katûnarin me kuvêt gjûhen e nânës sot, e nesër belda nuk kem me mujt me hi ën zyre t’komûnës pa përkthgyes.Pou dëves Motra e vëllazên kush ka interese mena tret gjûha e me harrua për gjithmon.Ju,profesorat,kini kû me përdorua letërsishten e hiqniji gishtat prej Follklorit e lênije Malsorin det knoj,luoj e dete kuvês Malsorçen.Lênije katunarin det shkruoj libra siç e ka pësua nânâ e ju ni doni me fitua t’holla shkruoni librat e veta letërsisht e mos e plaçkitni Malsorin çi kime dasht meja lân generacionit çi kame arrdh, diçka origjinel, kur nuk doni ju çi ini t’paguom për me ruojt kullturên e komit s’yn.Jekaq për dijalektin e Malsis tash pom illnon,pom marron, diçka tjetër.Kâm çil internetin WWW.seher-tuzi. e kâm lexua “istorin” e Tuzit çi e kishin shkrua e jâm merua  edhe m’ka shtrgua diçka n’parmza e e dves vetin a mûj sot dikush me shkrua ashtû për Tus e Malsi?Jekjo adres shkrua si mos mekên Tuzi ën Malsi por i bjen dikuj tjetër.Si mujn ata njerzë me shkrua se ka dasht dikush me përkrahua Malsin Shqipnis Madhe e mir e dijn se jâjo âsht parolla e shkijevet e edijn se malsija âsht 99% Malsor, Shqiptar e deri me1878 âkên Shqipnija me kufî deri n’Cem.Jatyne nijrzëve kimeu dasht me dijt kur shkruojn istorin e jâj vêtit edhe kur shkruojn se “fashistat” e Malsis kan vra do komunista Tuzjân ater atynet u duhet me dijt se edhe komunistat me’45 kan dal n’për Malsi pas luftet e kan vra 15 trima e dërshe tynet âkên edhe baba ëm Gjek Çûni.Kur shkruojn se do Malsor jan kên “fashista”ater a dijnë çka jan ken dikur jâta Malsor jâta Malazes  çi i kan dimua Turkut  edhe kan mârr tjetër êmên e tjetër fe,çfar êmnit duhet jâtynet meu dhan?Duhet masparit me pëshî para deret s’vet ater me kritikua kojshin. Istorija duhet me kên e sakt e plot e jo me bush me rrena siç âkên e bushun gati 50 vjet.Nuk dij kush rrin pas asaj adres por âsht gjynaf me shkrua ashtû se nuk e gjeta Gjokën e Tom Prëlës prej Grope Zagunit çi ka met tye luftua kûdra ushtrijes Gjermanit  çi e pamêt hatrin e tij, kur e kem rëmûa ën Kodër t’Vulët, si sot, edhe âsht i shkruom n’librin e trimave partizânêt t’Malit Zi.Për autorin e jeksaj “istoris”  edhe Gjok Toma âkên fashist,kujton se edhe Zef Miliqi,Gjek Çunni, patër Zefi e t’tân jâta çi i kan vra partizânt jân ken fashista.  Kush jân ken ata parizânâ çi shkruhen n’at adres nuk dij se ni kan shkrua për partizânâ Malsijet ater ite dasht edhe Gjokën me përmêt,e pas shkrimit çi e kâm lenxua ka gjasa Tuzi âsht i tynet e nuk âsht pies Malsijet.Nuk dij a ka kûdrashtua kush për kët “istori” por mûa si njerin e vogël m’ka prek forte thell siç m’ka prek kur ka tha i shkja,Zeqân ën emisionin “mozaiku” se Matagushi âsht ën Zet e gazetari nûk jâ kudrashtua. Kuj kan meja përpjek katûnin e ri ktej Cemit çi âsht kreh rishto n’tok t’Malsis,e përse nuk e kan kreh atej Cemit për shêmull ën Zet se i qin metra atej a ktej ata njerz e kishin pa barabar,por Zeta nuk e ekite lân meu kreh katuni atej Cemit e mapar kite kris pushka e Malsija e lêjon  me bërzan, Dhen e Zi, Shipshanikûn e gjithçka i duhet kuj muj me mârr ën Malsi. Çka  kishin me thân Palok Gjoka e Halil Haka mekên meu çua e me pa at katun ktej Cemit,Dhen e Zi e Shipshanikûn çi kagëjasa nuk jân ma t’Malsis.Tash kur tije njeri jekso horrllêqesh ater e bâjn edhe ma fort me dasht Malsin.Nûk jâm çudit se ajo“istori”âsht e shkruome shkijenisht,e kush âsht autori nuk dij.Gjithçka mudni me shkrua por Tuzin nuk guxoni me da prej Malsijet                                              
Per mua Malsija âsht ,Shejtnija, Atdheu ëm e ajo âsht Gjeverija ëme, jâshtû siç âsht kên kur e kam lëshua, me gjûh, me bidate, me urtija, me ner, me  burrni e mikpritje edhe kënaqej çi e kâm ruojt jâshtû siç âkên dikur.Tri gjeverija kâmpa por veç i Atdhe kâm e metâ nuk trektohet se nuk ka vêt çi munet  me trnua me vêtin e vet.Me vêt kû ke le ,me vêt kû je rrit, me vêt kû e ke bâ t'parên gjurm e me vêt ku e ke fol t' parên fjal çi e ke thirr Nânën,nuk trnohet me kurrgjâ me ksaj tok.Nûk trnohet Gjûha e Nânes,nûk trnohet feja e Nânes e nûk trnohet as fisi Babës,se ni don me ruojt identitetin e vet, identitetin e komit ater t'tânâ jekto Shêjtnija duhet mei ruojt si syt e ballit.Ni e trnosh gjûhen nuk je ma i Nânës,ni e trnosh fen e  fisin nûk je mâ i Babës e ni e trnosh komin nuk je ma pjestari i komit s'vet.Belda kan me kên njerz çi nûk kan meda mem mârrvesh,se vet nuk jâm nacionalist,se kush nûk e neron t’vetit av nûk muj me nerua as t’huojit, por dua meva çkjarua jekta vërtetime:Per shêmull vet këthehej ni tjeter fe ,e qes gjûhen e Nânës(Mâlsorçen) ën harrim, e shtyj ën ân e nuk e perdoroj.Vet jâm Vulaj, e trnoj fisin ën Vuljević ater edhe shkoj e bâhej Kroat pas gati pêsdhet vjet.Pash besen e Zotit motra e vllazën a pom kallzoni se kush kisha mekên vet? Mekên se i bâj t'tâna ato horlleqe,kush kisha mekên përmrêna e kush kisha me kên përjashta?Shum t'neruoshime motra e vllazên permrêna kisha me kên ipa shpirt e pa zêmër e përjashta kisha me kên me faqe t'zez e i pa êrz.Jâshtu kisha me pa vetin vet, i tradhtar i Nânës, i Babës e i Komit. Faleminer prej Zotit, kâm ruojt fen,kâm ruojt gjûhen ,kâm ruojt fisin edhe jâm hala Shqiptar me gjithse kam trnua tri gjeverija, pos gjûhen e Nânës i kâm pësua edhe dy tjera çi kuves gramatisht,Croatisht e Gjermânisht çi edhe nato gjûha shkruoj poezin,edhe Frângjishten çi ëm ka met pak prej shkollet.Mos kujtoni se âsht jekta luvdim,prite Zot,por dua meu kallzua se si muj njeri mei ruojt traditat e identitetin e Komit s'vet edhe me kên qytetar i mir e me nerua komin e gurbetit.Nûk ka nacion ën Gjermani çi nûk kâmpa jalldasha prej tynet:Gjermân,Talijân Shëkije,Turq me t’tân kâm shkua mir e nûk ja lêjoj kurrkuj memi përpjek do horrllêqe çi nûk ëm kapen,memi përpjek do gjâna çi nuk i kâm përdorua se ma demokrat e ma liberall se Dod Gjekën nuk kini me gjet.30 vjet kâm pûnûa ni demokrati ci âsht mae mira n’Europ
Nuk kisha me pa qef  mem marr vesh dikush keq  e maspaktit jeky njeri çi poja permës êmnin e pe mârr për shêmûll se ëm ka arrdh libri i tij en dor.Librit i thon “Malisorski ustanak 1911” e skrimtari âsht  Đorđe Nikprelević.Vet e dij  edhe kâmpa tije per  Gjergjin Nikprêlaj,e dij se âsht prej Trijeshit por jeky njeri  pom duket si jâri çi  i pan thân  Branko Prelević e â kên  mësuosi  em ën Boka t’Kotorrit edhe,thote se âsht Shkja,  jekhâ ën Zagreb âsht i gazetare çi i thon  Prelvukić,ater i kâm përkthye n’Malsorçe e kan dal jekshtû: Nikprêlaj,  Prêlaj e Prêlvukaj. Gjithkush çi e nje Malin e Zi e din se êmni Prêl nûk ka çka me lyp ën fise t’Malaziut,as te dikush tjetër se âsht çkjart êmen Malsorit e gjithkush e ba âsht Malsor.Tash nuk dij përse ,Đorđe Nikprelević megjithse e ka shkrua librin shkijenisht, i duhet  me thirr vetin si shkja. Prap seprap nuk çuditej  se pas biografijet çi e lexova  e pas emisionit Malsija e Mali Zi en TVCG para referendumit, kisha me thân se nuk âsht kên kurr Malsor.Kisha meda me dvet jo veç Đorđen,por t’tan Malsor çi duon mekên dikush tjetër,përse e bâjn ata ?.A e bâjn prej trypnimit,prej mêdes madhe ose veç me bajt mâsken para vetit?.Ater edhe diçka kisha me dasht me i dvet:Kur çohen  ën nâtet e këqyren ën pasqyr a dijn se kush jân ën tjeter ân pasqyret, ose kush jân para pasqyret se e besoj se ata njerz nuk dijn kush jân as çka jân.Ni gaboj ëm falni motra e vllazën Malsor, edhe ëm falni ju çi u shkon kritika, por ni mos gaboj duhet meu çua t’tân çi e kan poshtnua fisin,Komin,fen e Malsin e me lyp t’falun prej fisit,Komit fejet e Malsijet e me shkua en komun t’Tuzit e mej përkthye tân dokumentat  ën fise Malsorit me hjek at VIĆ prej fiset çi e ka fallsikua dikush ,s’di për ç’far interesit, se trysh nuk mujn meu permirsua ato gabime çi jân bâ ën kohen e komunizmit. Edhe diçka tjeter kisha me dasht mej  LUT t’tân jâta çi kan me kên ën zyre t’komunës Tuzit,me i përmirsua tânâ dokumentat çi jân FALLSIFIKAT ën MALSI. I her e përgjithmon me prû Malsin ën rregull,kush don me kën shkja, detijet shkja e kush don me kën Malsor detijet Malsor e me vû piken mê i. Ni i shkrua ën librin e s’lemit Vulaj e letra e njoftimit âsht Vuljević ater letra e njoftimit asht fallsikat e kur fallsifikon dikush dokumentat i duhet me shkua ën haps,jo veç filâni çi e ba êmnin e huoj por masparit zyrtari çi jaka fallsikua êmnin e fisin.Motra e vëllazën,  jâshtû tret identiteti i Malsorit kadal-kadal e kurrkush nuk e she at rrezik.  
Dymdhet vjet a kên kufini i drym për Malsi çi nuk kam mujt mej vizitua ropt e besa nuk â kën
kollajt me pajt aq gjat por faleminer prej Zotit i kâm pas ën Gjermani dy Mushketira ,Gjelosh
Dakun e Pjetër Dedën e ma trnoshin i grim Malsin me gjûh.Përse i shkrova jekto fjal?Shum t'neruoshimit vllazën e motra ,deshta meva paraqit se sa muj meu trnua i popull per pesëmdhet vjet.Nuk po kuvës për fëmi çi jân le e bâ djelmoça,nuk po kuvës për  djelmoça çi jân rrit e bâ burra ose për burra çi jân bâ pleq, por e kâm vû re se âsht   kuvêti i tryshëm ,mënyrat e tryshme.Kurr nûk kâm pa, para luftet,aq popull ën pazar t'Tuzit n'për mejhânâ,pa pûn, aq shum tomobila ni vêt ,e aq pak puntor tye punua, e  aq pak bakti: berre,dhi,lop,thi e pula.Kurr nuk kâm pa aq pak rrush e fiq ën mal, kollomoq e grun kurrkush nuk pijell ma. N'për bashtina     e kopshtije muç me pa veç ka bî e rritet krisja se nuk ka kush me i mîh as nûk ka baktin mei kullot e nuk kan gê se kush kime kên n’për mejhâna mekên me ju dasht me pûnua tokën.Nûk mûni me marrvesh at popull si u levrdiset financijell ma fort me çart t’holla n’për mejhâna e n’benzin se me pûnua tokën e me pa diçka prej saj e me këqyr at mrrekulli kur jân kên prîjat plot me rrush e fiq,bashtinat me grûn e kollomoq.O,Malsi,o vllazën e motra po a mujn pêsëmdhet vjet me trrnua aq fort ,çi nuk kan mujt me trnua qysh se t'pa mêt vet e deri me
1990.Për gjithçka kam dëvet thoshin se nuk levërdiset me punua t'tânâ jekto pun çi i kam përmet.I grua(,se ajo nuk âsht nân e mir)ëm ka thân se djalit s'aj nuk i levërdiset me punua për 150 eura deri çi i ka kush mei çua dollar prej Ameriket.Ata nuk âsht pûna e 150 por aty asht socijalla,aty âsht penzioni e aty âsht edukimi i rinis çi duhet me kujdesua për vetin e për familen e vet.Kur nuk i levrdiset me pûnua për 150 eura  si mujn  me rrnua i famile me 70 eura ën muoj me katër rop,ajo âsht i urti çi muj veç Malsori e djali i jeksaj grua çi nuk don me pûnua për i 150 eura .Nuk jân aty veç kater rop,aty âsht si normal makina  ën Malsi çi çart mâshum se i rop,Mobitelli çi bân e han mâshum se gjyshi ose gjyshja çi e kan at grim penzion   Penzionin e ka fitua tye rrugua për gjithcillën dit prej malit e ën Podgoric edhe kur kan dal prej punet kan pijell grun,kollomoq ,vû hudra speca molltare çil hâdiqe me vû ërrllija e i kan mîh e kije ën prânver.Belda finâncijell nuk âsht levërdis por kanpa fiq e rrush,grun e kollmoq kan pajt thi,lop,berre,dhi,kan pajt qet me punua token edhe fitua penzionin e tash po rrnojn  4 rop me at penzion.Tash pe dves rinin e soshme, prej sejit kini me rrnua ju me rop ni i paçi, se pak kush po martohet sot prej jush se nuk mûdni as vetin me pajt e jo gruon me femi. Jatje dikur para luftet i digjosha baben e djalin ka bâshin muhabet  reth makinet e benzinit se djali dote me shkua prej  mâlit e ën Budva t’shtunden  prâmet ën DISKO  e babës nuk ju begenis ajo pun se ite ën penzion e djali nuk punote kurrkun e kur erth  fudi i muhabetit djali e muor makinën e çav për Budva se nuk mujti me zân vet.Çvar huladit ka sot Malsija çi muj jekshtû meja ba  prindes vet e mir e din se kur t’desin,nana, baba,gjyshja e gjyshi nuk kan mepa çka me heger e jo per benzin,makin e per mobitell. Mese kame shkua ater en Budva me kcye si njerzit e eger,ose belda kanme shkua en Amerik me vra jari tjetrin e me ardh ën arkavola. O,Malsi ku i ke prîsat sot?A muj akush en Malsi  mema kallzua i njeri me gisht  çi e ka detyren e mûnsin e mûj  mei prî Malsis ?A ka kush en politik çi e ka detyren meu kujdesua per jeket rini çi po kuves vet?A ka njeri en Malsi çi i duhet me bâ kujdes me çil do vêse punet ën tok t’Malsis,  ktej zharrnicet?Per jato Eura çi e kini lân me godit  jat katud me xhami ktej  Zharrnicet kan mujt me godit fabriken per i qin puntor.Per jata dollar çi jan godit nuk dij sa kisha  e sa xhamija ite godit prap i fabrik  e ite hjek gjysa,ose belda ,mashum  se gjysa e rinis prej rruget e prej mejhânet  çi jân sot plot me  rini t’ Malsis.Nuk asht bukur prej kishet as prej xhamijet meu vrapua se e cilla ân kame godit mâshum e mâ nalt ,kishën ose xhamin e populli asht i unt e nuk ka kû me punua se nuk ka kush mei prî. Per jâaq popull çi ka met ën Malsi jan teper shum kisha e xhamija .Çka kan bâ fritnit e hoxhat,çka kan bâ nânât e babat,çka ka bâ politika e Malsis per me përmirsua jetën e popullit çi âsht për dit e ma fukara e politikânat e fritnit e hoxhat për dit e ma zegjina me xhipa e  me xhipa e luksuz makina?Çka kan bâ bashk deri sot meja përmirsua jetën Malsorit e mos me
                   leshua Malsin?      
Çka kan bâ, se gjithmon kempa dikân atje dîkû n’politik t’nâlt çi e kapa detyrên mei dimua popullit,meja përmirsua jetên  për me zân vët Malsorin e mos mej  lëshua Mâlet e Mâlsis?                                                                                                                                                    
Çka kan bâ n’at koh,jekta nijerz çi i kam përmët, kur ka çil Mali i Zi zyren(siç kâm tije) për mei deportua Malsort n’për dyrjâ t’barrll e ka fitua gjeverija dollar për hysmet çi i ka  bâ Malsorit?Intelekti e politoka e Malsis kan prâjt e kan këqyr kapo dënohet Malsija për dit e ma shum e sot poi  rrahin parmzat se jan bâ Shqiptar tëmlleqe e mëdemlleq se i kan krîjua partijat e veta e kan hî n’për parllamenta e radiotevziona e n’për zyre gjeverijet .Letërn e njoftimit t’partis komunistit e ruojn diku t’pëshehun se kush e din , belda kameu vijejt prap dikur.Shum t’neruoshimit vëllazën e motra,fritnit e hoxhat po fërrkojn mjekrrën, se jâta çi nuk ka “mujt kurrkush” mei zân vêt jâty ku kan le e kû jân rrit po jau këpusin fëmivet kapshatên e gojës e poi çojn dollarët për me mujt fritnit e hoxhat me ble makina e me rrnua si eshket ën dhjâm(si zotni)  e strkaten kush po godit mashûm kisha a xhamija.Shûm t’neruoshimit motra e vëllazën kû âsht populli çi kame ju dasht me pajt politiken,kishën e xhamin,kush ka mei pajt tân ata?       
Mekên vet gazetar e me mujt me dvet Dinoshen,Camajët Lulgjurajët jârin e tjetrin e mos mej nje tash t’tân se nuk leverdiset ,belda,me çart fjal për tan ata çi bâhen me politik,çka kan kan bâ për Malsi e për Malsor qysh se jan hî ën politik e deri sot?Për kâ jân ata  ën  partija e ën parllamentin e Malit Zi?Dinosha âsht ën politik qysh se e pa mêt e kâm tije për tâ e gjithmon â kên atje dikun nâlët. Vet e dij se jan masparit për vetin por detyra e tynet e besa çi e kan dhân kur kan hî en parllamentin e popullit i lidh mei pa  kujdes jâta çi e kan xgijell,  me  punua
 edhe per popull t’vet diçka,me qarua edhe populli diçka se për jâta çi i ka xgijel, bash jâta,e
 bash jâta,për meva pa hajrin.Âsht çudi e madhe çi kurr i metër leth as beton nuk âsht punua ktej Cemit qysh met ’45 e deri sot për me godit i fabrik e mos meju dasht Malsorit,ka dikuj edhe 15 killometra,me rrugua deri en pun  për dit e politikant e Malsis jan ken t’paguom mir për mei pas  jâto detyra ën kujdes.Ëm falni motra e vllazënse, e shkrova, kurr i lopat beton nuk âsht qit ën dhe ktej Cemit se gabova e kanpa godit i soj fabriket për tekstill,si kâm tije,por sot e sho se përdorohet si WC për pazar(pijac) t’Tuzit.Kur e kan ëlshua e âsht dry fabrika ka mujt komûna e Tuzit me godit për diçka tjetër,për shêmull si shpi kullturet kû ishin bashkua shoqatat kullturolle t’Malsis deri çi t‘gjêjn diçka tjetër.Nuk kâm tije as nuk dij a ka Tuzi shpin e kullturës por deshta meu kallzua se ite dasht prîher se tash kan meu dasht shum eura me rregullua kur âsht e çkatrruome.Kadit kapa thân Gjelosh Daku kur kuvêtshim ën Gjermani(se jem kên atje bashk)âsht barrej  mos me pas shpin e kullturës Malsija  e me pa populli ku mu bashkua se mamir kime kên aty meu bashkua rinija se n’për mejhâna por zaher nuk ka le hala Malsori çi kime pa kujdesin për kulltur t’Malsis .Kisha me pa shum e shum  me shkrua  për temën e kujdesit çi kime da me bâ  sot politika e Malsis me gjith intelektin e sotshêm çi e ka Malsija,por ka gjasa,siç thot populli,kot e ke mei thân t’shurrdhëtit natja e mir se jektynet
me shkolla e politik t’naltë  kagjasa nuk leverdiset me çart fjal e letër kot se shihet                                        
ktej Cemit çka asht punua qysh me ’45-tën e deri sot. Intelekti i Malsis,me hoxha e me fritën,po kujdesojn me godit sama shûm shkolla kisha e xhamîja e meu  hap npër zyre gjeverijet,Radio e Televizion.Për shêmûll âsht i emision çi i thon “mozaiku”çi tash e kan shkurtua e nuk âsht ma 60 dekika por 40 e veç iher n’jav e napin. Kosovës e Maqedonis ja falin gati dhetdekika, me gujithse âsht emisioni për Shqiptarët e Malit Zi,  ater çka i met Malsis se kur shkojn iher n’Ulqin ater nuk dijn gazetarët meu këthye ma prej atej.Kâm vû re se jân t’tân gazetart aty me gjithse e kan shkurtua emisionin25%,edhe hjek muzikën prej emisionit ater çka na duhet Nikoll Buçi aty kur s’ka muzik,përse nuk jân hjek edhe 25% gazetar, kû âsht ken ministri i pakicavet kur e ka lân TVCG me shkurtua emisionin, kû jân kên kryetari i komunës e i parllamentit Tuzit e kû jân kên deputatat e Shqiptarvet çi jân ën parrllamentin e Malit Zi. A i ka dëvet kush për at pûn ose a kan kudrashtua?Vet kâm konstatua se  ka shûm nepotizëm n’at emision se jân tre gazetar me fise Gjokaj, dy Camaj e tre Rajçeviq,ater e dves  vetin a nuk ka ën Malsi tjetërkush çi kime mûjt me bâ at pun ose âsht emisioni privat për jâto tri famile.Tân intelekti i Malsis âsht  përhap n’për partija e n’për zyre e parllamentin e Malit Zi e mos me kûvêt për Komûnën e Tuzit,se atje po thon jân bush tana zyret si te “mozaiku”për krye kumaret,mikut, pobratimite,partijêt, kush e din si ka hî kush atje.Tash po shihet përse e për kâ na duhet komuna e Tuzit Çka me bâ me popull pou dves vet motra e vëllazën? Apoi çoni për Amerik a çka po bâni meta?Jo motra e vëllazën jekshtû nuk sûnohet e kujdesohet për popull se edhe pak koh nuk kini mepa për kan me kujdesua,nuk kameu dasht gjâ Komûna pa popull e jâshtû ja bâni qefin jâtynet çi nuk vakan dhân Komûnën deri tash.Kû kini mei mârr t’hollat për rroga kur nuk punon populli?Për kisha e xhamija belda âsht mamir çi shkojn n’Amerik se atynet u vin dollarët prej atej por kush kame bush shkollën e Tuzit me pa profesorat kâ me pësua .Mos t’ishin angazhua me inicijativa t’veta Rroku i Kol-Ded Stanit,Nreka i Zef Kolës Gojçaj e Prëk Nuo Ujka Vulaj(jâta çi i njoh i kam permet e detëm falin ata tijert çi nuk i  përmêta)politika as intelekti i Malsis, nuk i kite prû Malsis ktej Cemit kurrgjâ se ata i kqyrin veç interesat e veta.Nuk muni me kuptua at pun kurrqysh çi nuk i dvet kurrkush për kân e përse rrin jâta nijerz nato karrîka e i marrin rrogat për mei dimua popullit çi gati nuk kan çka me hâgër e nuk çajn krye për at pun.Tân elita e Malsis âsht plot me vetin e nuk u duhet kurrkush,veç kur jân votimet.Vet e këqyri emisionin, kur e zâ gât se kurrkush nuk e din se ën ç’koh kan me prû ”mozaikun”.Para tri jav e kan prû t’shtûden ën 17h,ater para dy jav ën 18 ,para i jav ën 14  e met 27 pas Kështellêt ën 18,45. Hala qysh se e këqyri e  bjen TVCG për krye satelitit nuk e kâm tije as i gazetar se e ka dëvet  dikân prej  politiket,Mâlazes ose Malsor,përse nuk pûnohet kurr e kurrgjâ këtej Cemit mepa Malsori kû me punua e mos meu dasht t’tânvet me lyp pûn dikû  tjetër.Kur ka dal i gazetar ën Tus e me dvet jâta djelmoça e jâto varza çi bashkohen n’për mejhâna  përse nuk jân ën pûn?Kur ka dal i gazetar ën mâl mei dvet ata nijerz çi rrnojn atje sipër a kan uj e a kan buk?Kurr nuk e kâm pa as tije i gazetar se dvet për jâto pûn as ën mal as ën fush,ata shëkojn prej zyret e ën zyre e kënaqen tye kuvêt me ministrin e pakicavet e me deputatat për drejtat e Shqiptarit ën Malin e Zi. Me mujt me dvet ministrin Nimani:”Çëfar drejtash tjera i duhen Malsorit ni mos ka pûn çi kime mujt me fitua do Eura  mei ushqimua ropët e vet.” A kin me mujt,ministri,deputatat e gazetart me rrah me bajrak kuq e Zi me BARK t’ÛNT. Malsori don Buk e Uj  ater t’tâna drejtat tjera kan me arrdh prej vetit e nuk kame kên stir mei fitua. Katër Luma jan nato rrethina tona edhe Liqeni i Shkodërs e fusha e Malsis rrethTuzit(mos me kuvët për Male) nuk kapa uj deri tash von.Do banor t’mâlit vetun e  kan qit ujt prej Cemit e ën Këshev e gjeverija nuk muj, se nuk ka kush me lyp, nuk ka kush me organizua, nuk ka kush me i ra me grusht tavlinës e me thân ose jekshtû ose nuk ban trysh.Vulajët jân pa uj e n’vêt se me qit ujt prej Cemit siç e ka qit i biri Mûjametit ën Haxhaj atynet u vin Dollarët prej Ameriket me godit kishën buz vorret për katër shpi.Jekso idejet muj mei ra veç Malsorit dërmêt Ministrat e pakicavet po trnohen i pari çi â kên ministër tash âsht kryetari i komunës Ulqinit e kryetari i komunës ka shkua e u bâ ministër për pakica( t’lumt na per ta) e pas katër vjetvet kan meu trnua prap e Malsija edhe Shqiptart e Malit Zi për dit e ma fukara.Vet kisha me mujt me bâ be en Kish, e pa trâb se kisha me gabua,tite ken letrika e tite dal ujt ën Male  t’Malsis me koh, pak Malsor e kishin ëlshua Malsin e kush e ka fajin çëmonije ju vllazen e motra,se nuk mujm meja lan fajin per t’tana horrlleqe Shkijevet.E kam këqyr t’shtûnden (17-3-07  -”Mozaikun” emisionin n’gjûhen Shqipe kur ka kûvêt politika e “madhe”e Malsis:Dinosha e Sinishtaj e prej Ulqinit â ken ex kryetari i Ulqinit e tash ministri për pakica  Nimani ,çi e ka trnua vêtin me kryetarin eUlqinit t’sotshim e po luhen me Shqiptar si maca me mî e kurrgjâ nuk trnohet per me pa na mâ mir.Nimani kûvêt si mos mepa hâgêr buk tash dy muoj, kurrgjâ nuk ka thân por kagjasa gazetart e “Mozaikut”kënaqen tye kuvet me tâ, Dinosha kuvêt si “mashingever” e Gjermanit e prap nuk na kallzov kurrgjâ çinuk kem tije qysh se âsht en politik,e  Vaseli nuk din  kuj duhet meja pajt krahin e ën cillên karrik me têj se as av nuk e ka gjet ujt e zet,se ujt e zet â’kên kaher para nesh e  jâso kuvête potijejm per dit e duhet i her meja nis diçka me punua eme çil pun ktej Cemit  mepa Malsori edhe këtej Cemit punën e vet e me pagua porezin komunës Tuzite jo Podgorics.Sot âsht natori ’08 e çka kan realizua prej atij muhabetit?Vet po thom kurrgjâ, veç Urên e Dinoshës çi nuk mûç meju afrua as prej Podgoricet as prej Dinoshet se rruga âsht plot me gropa.Tash ka Dinosha prej DINOSHET dy URA, për gomar me drû, kur ûlen pazar, urën e vjetër e urën e re për vetura(makina)mos meu bâ gjeder Gomarvet.
Kâm tije se po kûvêsin çi Malsija nuk muj me pajt Komûnën e vet e kurrkush nuk po dvet përse nuk muj  Malsija me pajt vetin. Sot pou dves vet,motra e vëllazën kush e ka fajin?  Nuk kisha  medasht me harrua i moment prej Parllamentit çi e këqyra t’prêten me 30-3-07 kur ka kuvêt Barrlli e u çua Shkreli meju kundrashtua ,Vaseli lypi lêje me kuvêt por nuk e la kryetari i Parllamentit e ka gjasa deshti edhe Vaseli me kuvêt kudra Barrllit per pun t’jâj dokumentit çi e ka nanshkrua Vaseli Sinishtaj,me lêje t’Dinoshës ,për tan Shqiptart e Malit Zi e Barrlli nuk e prênon at dokument.Katër Shqiptar e katër partija Shqiptare çi jan ën Parllamentin e Malit Zi nuk mujn me gjet i koncenzus e me punua bashk për t’mirat e Malsis. Ekâm lenxua kaher ën Kohen Javore për krye internetit(kohajavore.cg.yu) se jân ken Sinishtaj e Gegaj ën vizit te parija e Shqipnis por nuk shkruote shum çka kan bâ atje e a jân kên si para Malsijet a para Malit Zi.Sa e mora vesh vet, ata jân shkua veç meu pa me politik t’mâdhe e meu këthye me pûn t’vogël.Ni jân shkua te Nânâ e Madhe veç meu slikat me bukurin e parllamentit ater âsht gjynâf për ato Eura çi i kan harxhua. Jâshtû â kên,jâshtû âsht e ka gëjasa jâshtû kame kên se nuk ka kush mei prî Malsis. Nuk ka pêm,nuk ka perime as nuk ka drith çi nuk kime perparua n’tokên e Malsis,por nuk ka kush me organizua Malsin. Kime dasht meu përpjek me Evropën e verit,kuj i duhen produktat e jugut,me zân qytete-pobratima,qytete për bashkpunim me gjet i qytet çi kime pa interese për bashkpûnim me komûn t’Tuzit.Belda kite meu gjet i fabrik konzervash, për speca,mollatare kastraveca e t’tâna perime çi regjen, për shêmûll ën Gjermani,e ka interese me pûnua gjâ n’tok t’Malsis se veri âsht ûntë për jekso Eko produkta.Kurrkush nuk kame arrdh e met lut me pare t’veta.Âsht i anegdot jekhâ çi thot:” Nuk shkon kodra te Mûji ,por i duhet Mûjit me shkua te kodra.Edhe jâ thot: Dimoji vetit ater kame t’dimua edhe Zoti.” Merrnije kismetin e Malsis ën duor t’veta.                                                                                                                                  
Per jâta,vllazen e motra,e kam i idee çi pova lâ amanet ,formonije i Shoqat e, hiqniju partijêt,se partijat e kan çëkatrrua gjithmon Malsin siç kan bâ edhe sot . Kurr nuk kisha besua se kime mujt Malsori me hî n’parti t’Bullatoviqit çi kan dasht me nime t’Millosheviqit menê bâ si met ’45 por belda edhe mâ zi.Kurr nuk kisha me besua,mir se ka Malsor n’SNP,por me bâ koalicionin n’Komûn TUZIT  me SNP ata  âsht skandall pa kûfi e nuk muni me kuptua at dëshir çi e ka Malsori veç mekên kryetari i Komunës.Nûk kisha me formua parti se ajo tîgllon si partija e dikurshme por  kisha meja dhan êmnin:” ZÂNI i MALSIS” çi kite me blijell t’tan Addhetar,intelektin e Malsis,puntorin ,rinin e t’gjith jâta çi kishin medasht me punua për t’mirat e Malsis kûdo çi jan mê ksaj tok e meu tije zâni i Malsis se both ka heshtua Malsija qysh me t’45-tën e deri sot.Shum t’neruoshimit vëllazën e motra,vet e kâm mênimin ose plânin,si t’doni, kaher si kite me dal masmirit.Katër bajraqe ka Malsija e kur t’vin koha e votimevet ose xgijelljet për Komûn t’Malsis ater gjithicilli bajrak kite mei pas bijët e vetme,njësi,formacioni ose si mei thân,për mei xgijell këshillat e vet çi kin me hi n’parllamentin e Komûnës Malsis.Për pas fisit dihet se kush âsht e prej ka âsht,e megjithse âsht banor Tuzit, për shêmûll, i Gojçaj i bjen me votua për këshilla Hotit e Ivezaj për Grud, Nikprëlaj për Trijash e Ulajët për Koj t’Kuçit.Përmrêna “Zânit s’Malsis”   kishin me kên si katër partija  mekên tâna bajraqe t’prezentuome n’parllamentin e Malsis.Jâshtû kishin me luftua demokratisht gjithicilli këshilltar për vêtin e vet, për formacionin e vet e për bajrakun e vet.Veç jâshtû, pova nâp besën,muj Malsija me përparua,se partijat,Malsin, veç e çkatrrojn.                                                                                                                                                     
Nikolla Kapa tha për Malot Gjekën e Trijeshit:”Çov Malsi ty t’shitoft zâna veshu shpata e jatagâna”.Sot duhet e munet meu vesh me demokrati ën parllament, ën Komun ni e kem ,por ka gëjasa nuk e duom,ose nuk ka kush mena prî siç nakan prî dikur Bajraktart e Maleve Malsis e pleqnija e urt, me gjithse nuk kan pas shkolla t’nalta siç kan sot “prîsat” tan. Çka kem na sot prej tynet çëmonije vet, motra  e vëllazën?Malsija âsht hala fjetûn,por m’kan gëzua dy artiklla n’Internet çi po vin prej Malsijet edhe ata âsht shêj e mir për Malsi
E kâm lenxua n’internet i artikël si pe thrret i njeri Dinoshën çi duhet me pûnua diçka edhe për Malsi e jo veç për Gjukanoviqin.Dinoshës ite dasht(po thom vet) meu prî demostrântët n’për Tus para referendumit e jo me kritikua se nuk asht ken xgijedh koha e mir për me demonstratua pau marua referundumi i gjeveris.Kush e merrvesh dipllomcin mir gjithmon kur âsht gusht dikush ,siç â kên Mali i Zi për meu çëlirua prej Sërbijet, ater duhet meja kallzua grushtin e për jâta, pom thot mênja,demostracioni â kên me koh .Dinosha ,e jo veç Dinosha,nuk e njohin dipllomacin se kaher ja kite pa hajrin Malsija Dinoshës,Pashko Markut e Mark Gjoles çi gjithmon kan kqyr interesat e veta e t’Malit Zi.
Ater prap çohet edhe kryetari i Komûnës Tuzit Nikolla Camaj e i kûdrashtohet Dinoshës pas jâj intervjuit çi e gjeta n’portabëllin Malsis(WWW.malsija.org)  e tash pe sho se si jan tân isoj(barabar),Dinosha japan krahin DPS-it e Nikollës i dimon SNP-u  se pa nime t’Kolës nuk kime kên kryetari i parllamentit, as Çûnmulja kryetari i komûnës Tuzit e tash çëmonie ju t’neruoshimit motra e vëllazën kush e ka faqen ma t’barrll,se as jâri as tjetri nuk mûjn me kên aty kû jân pa nime DPS-it ose SNP-it.Nûk e dij se çfar partija jan sot ën Malsi çfar partijet ka kryetari i Komûnës Tuzit Çunmulaj,ç’parti ka kryetari i parllamentit,ç’parti ka Sinishtaj e fundi sa partija ka Malsija krejt e sa jân ën parllamentin e Komûnes Tuzit?                                                      
                          Tash shum t’neruoshimit vllazën e motra dyatri fjal për pûn t’Kosovës si e përdoroj pak politikën pe sho se t’tân jân t’knaqun për Kosov çi e ka fitua gjeverin.As vet nuk kâm kurrgja kûdra gjeverijet por kur u çëkatrrua Jugosllavi âkên dal i komentar ni gazet Gjermanit “Welt Spiegl” se  ka arrdh shânsa e Shqiptarit kur çpërdahet Jugosllavi meu bâ tân Shqiptarët prap bashk .Prap ite dasht me thirr konferencen ën Berrlin e me përmirsua horrllêkun e atershëm,jâshtû, ”Welt Spigl”.Jâm çudit ater e sot për se nuk âsht bërgjegj kurr i Shqiptar as prej nânes mâdhe, as prej Kosovet as Maqedonijet as prej Malsijet për me bâ i konferenc çi kishin mârr pijes t’tân Shqiptari çi âsht përhapun n’për gjeverija t’Ballkanit e me prû dekllaratën për konferecin dërkomtar,siç â kên konferenci i Dejtonit për me ç’përda Jugosllavin, e kjo kime kên për me përpjek e me bâ bashk Shqipnin.Ite levërdis me sprovua para se me thirr gjeverin e Kosoves. Nuk muni me mârr vesh si mujn me ken dy gjeverija Shqiptare ni vêt e Malsija e Shqiptarët Maqedonis mekên prap përjashta kufinit,por prap se prap nuk çuditej se dikur kaher e kâmpa lenxua i libër çi â kên i shkruom si ditar  prej Prëk Grudet kur u tha Malazezvet gjenerali i Enver Hoxhës Shevqet Peçi kur e dvetën çka po bâjm me Malsor ater gjenerali u tha:”Merrni ata derra me vetin se Shqipnis nuk i duhen gjâ.”Tash prap nêkan bâ jâshtû Shqipnija e Kosova,nâkan lân prap përte kufinit,nakan lân prap vetûn,nakan lân prap me UDSH,ASH,LD,SNP,PDS e tâna partijet çi jân kên deri tash e nuk jau ka pa hajrin Malsija qysh me 45 e deri sot.Xgijedhnje prîsin pa parti e deti prîj Malsis ka beriqeti e detija këthej Malsis vullnetin.edukimin, shpresën e nafakën çi kame mûjt me rrnua si njeri e me besua ën vetin.Nûk po dua matej me shkrua për at pûn se po jâm tepër i illûn e po drua se po gaboj ater mâmir pova lâ ju motra e vëllazën me pleqnua gjeverin e Kosovës se jekjo âkên i prami tren çi â nis për Tirân e Malsija ka met prap n’duor t’Dinoshës UDSH-DPS,t’Lulgjurët SNP,Shkrelit DPS, Sinishtaj ASH e jâshtû matej,se Malsija âsht kên gjithmon vetûn kurr e kurrkush nuk i ka dimua, as Mali i Zi si gruoja e “babës” as Kosova si motra e madhe as Shqipnija si Nânâ e madhe e për jâta  formonije “ZÂNIN e MALSIS” për meu bâ Zot shpijet ën shpi t’vet se jekto partija çi i përmêta nûk kan dijt mei dimua Malsis tash 50 vjet.   
      Dikur e kanpa dëvet Nânën Terezen gazetarët:”Përse pe bâni tân jekta se barabar nuk mudni me pështua shekullin.” Jo, ka thân,e dij se nuk muni me pështua shekullin as jâta çi jân rreth mejet por dikuj i duhet meja nis e mua m’ka dhân Zoti për at pûn.           
        Jâshtû motra e vëllazên edhe vet ,e dij se nuk muni kurrgjâ me bâ kûdra rruget çi e ka mârr intelekti i Malsis se jâm tepër i vogël për at pûn edhe e kâm lëshua kaher Malsin ater kan me thân çka pom lypet mua ajo pûn por dikush duhet me kûvêt hakun se as jekshtû nuk âsht as mir as bukur me këqyr Malsin kapo hup për dit e ma thell me ner me êrz , me kulltur,âsht tye me tret identitetin e për egzistenc nuk duhet aspak me kûvêt se kaher nuk e ka
Gjithçka kâm kritikua deri tash âsht bâ e sakët me progrâmin e vjetës re n’gjûhen Shqipe.Kû e kini pa  e tije se progrâmi për me prit vjetën e re ja nis prejnatet në 17h?Qysh 20h e deri 7h n’natet nûk kan mûjt me gjet i termin për programin tân.A ka dijt redaktori i “mozaikut”se kur kan me dhân programin n’gjûhën Shqipe?A ka dijt ministri për pakica,a ka dijt kryetari i komûnës e kryetari i kuvêndit s’komunës Tuzit se nuk i napin rândsi as i her ën vjet programit n’gjûhën Shqip por e qesin n’margina prejnates se nuk ka vêt me programin e Malazezvet.Edhe i her podua me përmêt mos mem marrvesh dikush gabim nuk e ka fajin Mali i Zi as TVCG por vetun redaktori e ministrija e pakicavet edhe parija e Malsis ni e kem a kûn e ni e kem a pak.Prap se prap kur mênoj i grim vet nuk çuditej aspak.                      
Kapa thân i Kojas n’bashkimin e Tuzit:Rrënoft e përparoft MALSIJA



     






KUSHTRIMI
  
More Malsi ty t’thaft krahi
Kû e ke sot rînin
Kû e ka vajza djalin
Kû e ka nusja gjînin

O Malsi kû i ke shkuosat
Pot jesin varzat pau martua
Çka pot duhen ty mësuosat
Kur s’ka kush n’shkoll me shkua

Pot lëshojn burra edhe gra
Djelëm e varza e puntor
Dazma t’bukura nuk ke ma
Se s’ka kush me vû kunor

Nuk po tihen urat e shpis
Se dikur e kempa i Zot
Nuk po tihet Lahuta e Malsis
Si t’ka arrdh koha sot

O,Malsi kush t’ka mallkua
S’po bân rrushi s’po bân fiku
Nuk po she’kurrkan tye lëvrua 
Si t’ka arrdhë ashû rreziku

Nûk tihet çobani tye me kënua
Nûk tihet kâtka për krye krahit
Nuk tihet delmja tye blegrua
S’tihet pushka e gjêtarit

Bari n’mâl âsht tye u tha
Se çobana nûk ke sot
Berre e dhi nûk ke mâ
Se s’ka kush mei kullot

More Malsi çka t’ka gjet
Po t’lëshojn pau këthye ma
E ty komi don met tret             
Pau marua kjo dyrjâ

Nûk po tihet Malsorçja jon
Kurrkush sot nûk pe flet
Âsht harrua për gjithmon
Identitetin don me tret

E pamêt kur jekên plot
Burra,gra edhe me fëmi
Kû e ke huladin sot
Për se jân that tâna ato shpi

Amerika t’ka helmua
Tân po shëkojn atje me dek
O Malsi mir t’kan dnua
Veç gur e kodra duon met met









1.   Mekên zog,me fluturua       

Lum për ty i lumi Zot           
si paska arrdh koha sot
Prej vêtit s’vet meu largua
n’tok t’huoj ater me shkua 
jetën rishto me fîllua.       
Jâshtû besa mua ëm ka gjet   
kaher Malsin e ëlshova vet      
e ën Hrvati ushtar shkova      
T’paren her ater gabova      
nuk u ktheva ma ën Malsi       
umartova Zoti ëm dha fëmi      
bleva tok e bâ na shpi.              
Jetën mir e kâm fîllua              
tye bâ hall tye me punua.              
O,hînî sherri ën robni              
lshuome tok,lshuome shpi  
vllazen gra edhe fëmi            
tan po shkojm ën Gjermani.   
 ilumi Zot  t’kjosha fal
Çudi âsht çi jâm gjall
Sama lark çi po shkoj
Për Malsi mashum dërshroj.
Vet Malsin qysh se  ëlshova
Prej marakut kurr s’pushova
Kur mênoj  ën Malsi me shkua
Ëm drillet shtati  si ujt ën Krua
Koven vajza kur e qet
Për me bush bulerën e vet
Ëm drillet shtati si ujte Kronit
Se vet jâm i biri Malsorit        
ën Malsi vet jâm rrit
Sekam pa Malsin kadit
Ëm merr malli me shetit
Për Malsi ëm ka mârr mâlli
Por me shkua s’pom lên halli
Teper lark po jâm me jet
Por prej zêmret sekam tret
Nuk harroj Malsin e vet
Kurrkush mua spom beson
Zêmra ême sa po ëlgon
Sa po ëlgon për Malsi
Për Malsor e ropët e mi
O,mekên zog e me fluturua
Ën hava vet meu çua
Marakun zêmrës meja shkua
N’maje t’Malsis vet me ra 
tân Malsin priher me pa
Kâm ra ën shtrat me pushua
E ja nisa me âdrrua
U bâna zog e fluturova
Ën hava vet u çova
E prej gëzimit ater bërtita
Sa e bukur t’dalka drita
Nâtja e mir more Malsi
Sot ën nâtet t’kam perrî
Kur i paç malet tua
Gjith si fmija vet jam gëzua
Kur ja ble sheqerrin baba
Ose ën prepêhêne merr nânâ
Mua prej zêmret ëm ra guri
O,i gëzuom kjeç vet i lumi
N’Koj t’Kuçit vet me fîllua
Për Male t’Trijeshit me kalua
Për buz Cemit ater meu ûl
Nar ur Tërgajs me pi uj
Me pi uj e me pushua
Buz mûllinit çi kapa blua 
Kollomoq grûn e helb
Ater meu kap brîs përpjet
Meu kënaq prej mênimit
Me hâger buk prej nar kakinit
Edhe djathin prej çibriqit
Si dikur brîs Deçiqit
Mei ra Grudës ën tânâ
Meu gëzua çi ëm ka bâ nânâ
Me shkua ën Hot mepa varza               
Ën Traboîn e te Arza
N’per fush gjat mej ra
Ën tânâ logje qef me bâ
Mepa ruba e kapica
Kur bashkohen t e Krevenica
Me xhubleta e rasha t’holla
Kur bashkohen te Vitoja
Për Zoj t’Grudës ën T    ërgaj
Te Radeqi për Shnjon me dal
Meu flladit me uj Mileshit
Mik me dal për Zoj  Trijeshit
Mua m’duol gjumi e u çova
Tan jekta e âdrrova
E nuk jâm zog me fluturua
S’muni zêmrên vet me gëzua
En Malsi tash me shkua
Se mua kraht s’mi ka dhan Zoti
Jekshtû duhet mem shkua moti
M’shkon  moti muoj për muoj
Pa me dijt ku âsht toka e huoj
A âsht khâ ën Gjermani
A âsht atje kû jam me shpi
Ose belda ën Malsi
I huoj khâ e i huoj atje
Ën Malsi kurrkush s’pom nje
Veç pom njohin kushrît e mi
Si jekhâ en Gjermani
A po tijeni burrat e Malsis
Mos harroni ropët e shpis
Ropët e shpis mos i harroni
Ën tok t’huoj mos i çoni
Ën Malsi sido t’rrnojn
Ën tok t’huoj mos t’shkojn
Atje s’ka miq as kushrî
Për gjithmon je jabânxhi
Se toka e huoj nuk t’duron
E toka e vet çëpejt t’harron
Ën tok t’huoj ju çi ini
Sama mir atje çi e kini
Ju Malsin mos e harroni
Sama çëpesh ën Malsi shkoni
Se kjo jet nuk âsht gjat
Ën tok t’huoj kem meu plak
Edh belda ën lëgat me hi
Kame kën von s’kem me perî
Me pa rop mepa Malsi










Tash po tihet veç qyqja e malit

Dimo Zot dita e ShnaKryqit
Dikur â ken i bukuri
Ball kullotshin brîs Deçiqit
Lop e qe, berre e dhi

Gjîthkû â tije trokja e berrit
Qysh Tërgajet deri ën Plagza
Qysh Mileshit e Kodra t’Derrit
 kên plot me djelm e varza

Çobanesha kuq si molla
Opâkët e kuqe çarapt e barrll
Me xhubleta e rasha t’holla
Për pas barret tye me dal

E çobanat tye meu prî
Kâtka t’vjetra jâ po kton
“Prêl Gjeloshi i burr doji
e “Çka ka Lkuqa çi blegron”

Ën hije t’lisit tye mrizua
Berre e dhi jan bërzije
Tye i ra fellit tye me kënua
Edhe piskat jan tye u tije

Mei tije piskat â kên lezet
E prej fellit gjimote mali
Varzêt zêmra pou pëlset
Prej Rrase Mâlle këthehej zâni

Tash po tihet veç qyqja e malit
Brîs Deçiqit tye me knua
Felli,piskat e kâtka e djalit
Për gjithmon jân harrua
                                     













Kisha dek fort i gëzuoshim

A ka le edhe i nijeri
En Malsi çi âsht pêtua,
Jekshtû si vet i mjeri
Çi Malsin e kam ëlshua.

Jo për ërrnes e për hulad,
Jo për shpi e për tok,
Por k’tij shekullit për inâd
Çi naka da copa cop.

Kisha mujt mei dimua
Mashum se prej gurbetit
T’isha plak tye punua
Për nafak t’ vêti s’vetit

Nuk don gjithmon as Zoti
Mena dhan t’tânvet nafak,
Ën Malsi mena shkua moti
E t’gëzuoshm atje meu plak.

Meu plak tye meu knaq
Me rop t’vet, me shoqni,
Meu ërmua ,me pushua paq
Ën tok t’vet ën MALSI.

Nuk jâm trim çi mem përmêt,
As i urt mekên i njofshim,
Por ën Malsi t’kisha zân vêt
Kisha dek fort i gëzuoshim.

Kisha dek n’krrsh ,n’gur,
Kite kalua dikush buz vorrit,
E kite vû te kryet i lul,
E kite lag me uj prej Kronit.

E kite lag deri çi t’thahet
Siç po thahet zêmra jon ,
Prej Malsijet kur po dahet
Për kêt  jet e për gjithmon.






    
   



4.  Masakri ën Malsi me t’45 
Me i mi e natqin
Tân Malsija u bush me tim
Katërdhet e pês u bâ vjeti
Ën Malsi u bâ gazepi
U bâ gazepi e pushka krisi
Ën Malsi dekja ja nisi
Lufta kje tye u marua
Lirija deshti me fîllua
Me fîllua për tân bot
Për Malsi kje besa kot
Mali i Zi ka urrnua
Sot Malsin duhet me dënua
Bajo Stankun e kan çua
Pushkatimin me fîllua
U çua Baji u çua ushtrija
E nezi u këthye Malsija.
Ushtris Baji dha amanet
Kurrjâ gjall s’guxon me met
Çi te gjêjm te shpija
Me paj mêt tân Malsija
Mat mir trima duom me xgijell
Mei pushkatua ose mej vijerr
U vrâ qijella pi Malsi
Bajo Stânku ën Tus ka hî
U vrâ qijella e nisi bora
E zez errth për Malsi ora
Ën Tus Baji jaka nis
Me vra trimat e ,Malsis
Ën Tus dy trima i ka zân
Dy sokola dy Trijeshjan
S’kan vra Husin as vra Sulin
Por Nik Macakaj  Gjo NikLulin
Ën Vuksalekaj kur kan ra
Vasel Mirashin e kan vra
Ater jan kap me dal ën Spî
Kan plaçkit tâna ato shpi
Kurrkân tjetër aty nuk gjetën
Veç plakun luftar Pjetër Zekën
Dikû pas shpijet e kan çua
Si t’pa nijerzit e kan pushkatua
Ën Drûme  lypën Pjetër Smajlin
Edhe trimin Kolec Martin Darin
Nafaka e tynet çi si kan gjet
Nafaka e tynet e Malsis
  Jâshtû â kên,jâshtû âsht e kan hjek
T’dy besa i kin vra
Ater s’kan dijt çka me bâ
Por kan rra’ fmi e kan rra’ gra
Përllun mej bâ me kallzua
Burrat e babat ka kan shkua
Ater jan kap prej Traboinit
Kol Luk Nicaj trimi i trimit
Ky te shpija kite qillua
E kan lidh edhe munua
Kû jan tijert me kallzua.
Ater u hap tân ushtrija
Me lyp trima n’për shpija
Kol Luk Nicaj e pa ushtrin
Me dy trima ka po vin
T’tre bashk i kan lidh
Ater për Kish kur jan nis
Tân ushtrija ka hî ën Kish
Bajo Stânku i faqe zi
Ën Kish t’Hotit kur ka hî
Ka nis me thye,me çkatrrua
E ushtris i ka urrnua
Me jâto sene bushnie thesin
Edhe merrnie patër Zefin
T’tân i lidhën pa pas fajin
Ater Kishës ja shtîn zjarmin
E kan prish shpin e Zotit
E kan la me gjak t’Hotit
Jâshtû rrugash tye i mûnûa
Ën qaf kodës i kan çua
Aty t’katër i kan pushkatua
Jâshtû lidhûn me konopa
I kan qit ën do gropa
Bajo Stânku kopili i kurvës
Ater pas Hotit i ra Grudës
E ushtris tye mej prî
Kan lyp trima shpi për shpi
Jâshtû ën Vulaj kan perrî
i ushtar pa nevoj
Vên Gjol Prêçit levore ën goj
Çudi âsht çse kan vra
Megjithse s’ka bâ zâ
Aty i ran tân katunit
E kan hî ën shpi t’Gjek Çunit
Nûk kjen trimat ater te shpija
Veç dy gra edhe na fëmija
Age Pjetrja si burrnesh
Edhe Teku si trimnesh
Pshe levoren nar pështjllak
Pa pa trâb, besa, aspak
E nar tavândiku e qet
K’ta bastarra mos me gjet
Dikush Gjekës i ka çua fjal
Me gajret ën shpi me dal
I tha Gjekës del ën shpi
Jan bush Vulajt me ushtri
Kush kje, kurr s’kem dij
Vet mênoj dit e nât
A â ken gât a postefat
Av ka dijt se âsht rrezik
Me at fjal muj me fik
Se s’ka shall me ushtri
Por kênka kên rrisku i tij
Ater Gjeka ka bâ gsjret
Nuk ka dijt çka kame gjet
Nuk e pa mêt luftên fort
Por ato dekika si mekên sot
Nuk e harroj sa tije gjall
Kur e paç ulicës tye dal
Tye me këqyr shkallat e shpis
Tye me këqyr pushkët e ushtris
Deshti mua memu afrua
Por ushtrija e ka rrethua
Apot dhêp dhâpi mua pom dvet
Nuk e lan ma me kûvet
Por e kapën dy-tre vet
Pas Kurravicet e kan çua
Jâty besa e kan pushkatua
Jâty qyqet e kan grî
Por hala gjak nuk jan gî
Se pas Vulêt en Këshev kan hî
Bajo Stânku kopili i kurvës
I ka zan bajraktarët e Grudës
Por nuk mujti e s’pat burrni
Me derrdh gjak edhe nat shpi
E prej zûçit gati plasi
Kur i pështov Marti Hasi
Prej Milan Savit ka prû urrnim
Me nalua at pushkatim
Ën tjetër ân i batalon
Ën Selisht po nalon
Po lidhin trima dora-dora
Kjen tre vllazën tre sokola
T’tre t’bite e Prëk Tomës
Djelëm t’ri si kokrra e mollës
Lucën,Dodën edhe Gjrgjin
Nuk e pritën t’mjert Shnjergjin
Te Zef Miliqi kur kan hî
U kan dhan me hâger e me pi
Ja kan gjet kumarën ën shpi
Tân parija kur jân gî
Duon me marr kumarën e tij
Losh Gjoken prej Kushes Hotit
More burra pasha besën e Zotit
Nuk e lëshoj mikun për t’gjall
Ën pushim te vet ka arrdh
Ater parija ën kam â çua
Zef Miliqin s’kan digjua
Por ushtris i ka urrnua
T’tân mei lidh e mej pushkatua
Tash kallzov Zef Miliqi
Se sa trima jan Selishti
Nuk e lëshov kumarën e vet
Per mikpritje Zefi ka dek
Ka dek Zefi përnjerzi
Edhe hîni en histori
Siç kan hî edhe t’part e tij
Besa as Trijeshin s’lan rahat
Ën për shpija tân jan hap
E kan zân jât malacakun
Trimi  trimit Kol Gjel Çakun
Edhe atij ja than konakun
Jeky masakër  ën Malsi
Çi e bâni Mali i Zi
Nuk ka lidhje me liri
Nuk ka lidhje me njerzi
Nuk ka lidhje me trimni
E kan bâ qyqet me faqe t’zi
T’ite ken koha e krajlit
Ose koha e Mark Milanit
Kishin hi ën mjedis t’zjarmit
Mâli i Zi e Bajo Stânku
Ite derrll edhe atynet gjaku
Si â derrll te Zharnica
Kur â çua Podgorica
Podgorica e Cetîja
Kur jân nis ka Malsija
Me gjak pagov Mali Zi
Kur ka pësy me marr Malsi
Kû kje ater nimja e Zotit
Shum u nal shpirti i ropit
Se kurr jekshtû ska bâ vaki
Me hî ushtrija ën Malsi
Me vra trima Malsin me fik
Pa guxuojt pushk me qit
Me vra trima ën gropa mei shtî
Tân Malsin me blua ne zi
Edhe pa kryqa e arkavola
Pau qit hatër e pa vajtora
                  
     



   5.Faleminers t’tânvet
Lum për ty i madhi Zot
Gjashtdhet e pês ibusha sot
Gjstdhet e pês sot i busha
N’për male n’fush
O,sa çëpejt kto vjet po vin
Me dhet vjet ëlshova Malsin
Ën buz detit kalova rinin
Me izet shkova n’Croaci
Me tridhet e kater ën Gjermani
Tridhet vjet atje punova
O,i mjeri si gabova
E Croavin nuk e ëlshova
Nuk e ëlshova për gjithmon
Meu pêtua tash âsht von
T’kaluomit nuk këthehet mâ
E jâty s’kem çka me bâ
Por vet deshta diçka tjetër
Sot me shkrua jekët letër
Kaher deshta vet me shkrua
Fmijerin si e kâm kalua
Sa tije gjall s’kam me harrua
Sot do shpija dua mei nerua
Me nerua trima e gra
Çi jâm rrit,i mâth jâm bâ
Pa kta nijerz e jekto shpija
Edhe shtir m’ki shkua fminija
Vet hala s’jâm kûl n’kâm
Na la Zoti ater pa nân
Prej ëlgatet e jo prej t’shnoshit
Age Lulja e Lul gjeloshit
Për gjithmon nâka ëlshua
Për gjithmon kjoft bêkua
Kur ja nisa me shetit
T’dytën her Zoti pona fik
Nêmuor babën edhe gëzimin
Nêmuor bukën e ushqimin
Baba êm kje Gjek Çuni
Me katërdhet e pês i errth funi
Me gjith trima çi kan pushkatua
Për gjithmon kjoshin mallkua
Kurr nuk gîhen gjak Malsorit
I vraft Zoti e dita e Shnjonit
Vetûn Zoti naka lân
Pa bab edhe pa nân
Por axha t’mir nâka dhân
Axha t’mir si Gjoni e Lushi
Nâkan dasht si kurrkushi
Axha t’mir me gjith gra
Agja e Drânja çudi kan bâ
Agja â kên gruoja e Lushit
Edhe motra e Nosh Pjetër Lucit
Drânja âkên gruoja e Gjonit
I dimoft dita e Shnjonit
U kjoshin bêkua gjît e nânës
U bêkoft Zoti gjurmët e kâmës
Aty nuk muni me zân vêt Pashko markun pa përmêt
Shûm kâm pësua vet prej Pashkut
Shum e hângrme bukên s’bashkut
.Mei përmêt edhe do shpija
Ka Skorraqi edhe Spîja
Prej Skorraqit Mark Gjo Nik  Pllûcin
E prej Spîjet Nosh Pjetër Lucin
Shum kam hâger darrlla e molla
Te Çore Markja e Mark Nikolla
T’tri votra edhe shpijat
Ishin çilûn si mekên t’mijat
Dit e nât nê çilshin derën
Për gjithmon va rris nerën
Kur u çohej ën luft kushtrimi
Shkoshim ën bohe te Kol Mini
Kola e Mrija paçin drit
Gjithmon bukur nakan prit
Ëm merrte malli Nar Helm me shkua
Fjalên dajet va kisha çua
Daja Prêçi vite mem tesh
Axha Ëm ûlte deri Milesh
Shpija e dajës kjoft bêkua
Me nuse t’dajës për uj ën Krua
Peshk t’pjekun petulla e mjâlt
Kurr te dajêt nuk ite gjat
T’tân dajat bêkua kjoshin                                       
Me Pashk Elezen e Lul Gjeloshin
Me përmet dua edhe i burrnesh
Edhe me tâ Zoti ëm ka tesh
Atâ s’guxoj me harrua
Shum,past drit,ëm ka dimuai 
I lumi vet kur u martova
Edhe i nân e fitova
Nâna e gruos zêmêr barrll
Si fmin e vet ëm ka mârr
Brajak Marta i kan thân  
Ajo â ken si e treta nân
Besa shum naka hysmetua
Me ruojt fmin e me pûnua
Për gjithmon kjoft bêkua.
                                                                                                               
     
    6.   Burrat e Malsis

Lum për ty i madhi Zot
Mua ëm kara dërmêt sot
Me përmêt Grud,me përmêt Hot
Me përmêt Trijesh e Koj Kuçit
Burrnin e Çun Mûles e Marash Uci
Gjon Nik Lulit e Gjo Nik Pllûcit
Zef Martinit e Cul Ucit
Sul Brahimi e Brahim Dema
Nikoll Luca e Gjergj Gega
Mahmut Lekaj e martin Luca
Gjek Baci e Ahmet Muça
Sherif Kernaj e Simon Ujka
Pjetër Sellca e Câni Bajrit
Dok Martini e Tringa e Smajlit
Mei përmêt sa tijem gjall
Për gjithmon për goj mei marr
Mark Gjeloshi e Lulash Zeka
Zef Vuksani e Tom Leka
Marka Luca e Tom Zeka
Kol Nik Lucaj e Prël Geka
Marash Ujka e Dod pjetër Leka
Te Zharrnica u drill toka
Pushk tye qit Palok Gjoka
Halil Haka e Marka Kola
I pan mêt Crna Gora
Mark Milani e kral Nikolla
Gjthmon Malsija e ka marr hakun
Me Baca Kurtin e Kol Gjel Çakun
Me Sokol  Dashin e Tom Gjo Smakun
N’për kulle n’për shpija
Te Zef Martini e Mul Delija
Âsht kûvêt e le burrnija
Si e kapa gjithmon Malsija
Pjetër Prëtashi,Marash Doka
Pjetër Smajli e Mirash Gjoka
Gjelosh Toma ,Gjergj Zef Martini
Martin Hasi e Nikoll Miri
Ujk Prêka e Gjeto Keqi
Marka Kola prej Tojeqit
Nikoll Shabi e Cuf Lekiqi
Gjek Çuni e Zef Miliqi
Smajl Zeneli Nish Gjeto Gjeka
Marka Noja e Zef Leka
Mei përmêt kokrrat e mollës
Selishjât t’bite Prêk Tomës
Lucên,Dodên edhe Gjrgjin
Nuk e pritën t’shuomit Sh’njergjin
Se i vërauv Bajo Stânku
Ju thaft fara konaku
Satijen gjall mos paçin nafak
Si nuk po gîhen iher gjak
Çi pe marrin ën Malsi
Partizâni  i Malit  Zi
Luc Prêla e Martin Loshi
Ded Nikashi e Dok Gjeloshi
Nosh Deda ePrêk Puli
Vasel Nikolla e Gjella Luli
Has Marashi e Nikoll Gali
Tom Deda e Nikoll Dod Smajli
Tom Smajli e Tom Keri
Nok Gjeloshi e Tom Dedi
Marash Uli eUc Geri
Mak Martini e Zef Prêka
Kol Mini e Gjon Gjeka
Ujk Prêka e Prêk Leka
Martin Gjelaj e Zef Gjeka
Kol Pjetri e Pjetër Smajli
Luc Prêla e Prêl Gali
Prêç Luli e Kolec Marti Dari
Zef Prêka e Selman Juku
Ujk Martini e Selman Juku
Zef Çuni e Mirash Turku
Gjeto Marku,Luc Mark Gali
Sherif Husi e Prêk Smajli
Tom Ded Nika,Bac Vuksani
Memet Murati,Hak Shabani
Pllûb Gjeka e Murat Smajli
Palok Gjeloshi e Nikoll Gali
Marash Mark Gjoni e Mirash Stani
Ded Nika e Ujk Dashi
Prêk Marashi e Gjo Nikashi
Prêl Nika e Ujk Marashi
Vul Nika e Nikoll Dashi
Lulash Leka e Ded Lulashi
Drek Stani e Gjo Mirashi
Stan Prêla,Martin Dreku
Prêç Leka,Tom Gjeku
Zef Baci,Muja Zeku
Gjel Deda ,Nik Leku
Prêk Gruda e Nosh Gjeku
Dash Marku ,Dok Ujka
Kol Mirashi e Kol Luka
Mirash Doda e Kol Ivani
Smajl Prêçeta ,Dod Smajli
Gjelosh Frânku,Mat Hasani
Gjelosh Nika e Gjo Vuksani
Martin Doda ,Mark Gali
Ded Nikashi e Gjo Smajli
Zef Nika e Zef Toshi
Marka Noja e Nik Gjeloshi
Dom+Antoni,Prêk Gjeto Marku
Nikoll Zef Martini e Gjeto Daku
Marash Kol Kurti,Pjetër Taku
Mark Miri e Gjo Nik Smaku
Pal Gjo Shyti Shaban Ceku
Gjek Deda e Ali Zeku
Vuksan Gela e Gjon Marashi
Luc Nishi e Kol Prêtashi
Gjo Deda e Gil Dashi
Nua Gjoni e Luc Mirashi
Lek Nika e Kol Mini
Luc Maxhi e Nosh Martini
Nik Gjeti e Viktor Luca
Tom Gjo Shyti e Zef Muça
Prêtash Uci ,Tom Gjo Smaku
Vllaznit,Gjergji e Gjelosh Daku
Lul Gjeloshi e Baca Gjeka
Zef Baci e Tom Gjeka
Nik Vuji ePrêtash Zeka
Dod Prêka e Luc Gjeloshi
Ded Kola e Pjetër Noshi






   





















Dashtunija e paharrume

Ditën e hâne pa dal drita
Shum poshkon pazar rinija
N’Ur Dinoshës Gjyste t’prita
Aty ja nisi dashtunija

T’hânen âken dit pazarit
Dikush trekton ,dikush ën pûn
Kallabllêk ûlej prej malit
Ti ën shkoll e vet me drû

Fushës Dinoshës jem tye u ûl
Tye me qesh tye kûvêt
Ater rrishim mê jâj gur
Me pushua me zân vêt

Na konopët i shtrgoshim
Kur ja merrte ânâ gomarit
N’maje t’gishtêt na u çoshim 
Meu rrok për krye samârit

Po kur delshim prej Podgoricet
Dora,dora si dy fëmi
U afroshim rrâx Pllanicet
Aty u dashim pëlot dashtni

Tuk u dashim ëm merrte mâlli
Se nuk dijsha kur kem meu pa
Ty pot merr fusha e mua mâli
 Ëm dhêpte zêmra çi jem da

Vet t’kqyrsha prej mâjes mâlit
Per buz Cemit ka pom tret
Ater i pëshilsha syt e ballit
Se zêmra ême po pëlset

Ura e Dinoshës kjoft mallkua
Se shum her naka da
Jekshtû Zoti nêka shkrua
Kurrmâ Gjyste mos meu  pa

Dashtija jon u  cëkatrrua
Kur errth letra për ustri
E ty ropët t’kan fejua
Vet su ktheva ma ën Malsi

Vet për Zotin nuk t’treta
Tridhet vjet çi kan kalua
Prap ën zêmêr ty t’gjeta
Kurr nuk mujta met harrua

Gjâ mat âmêl mê ksaj tok
Nûk âsht  si dashtnija e par
E kënaq zêmrêne bush plot
Nuk harrohet satijesh gjall

Per dashtni kâtka det knohet
Deti bijen qytelija
Satijet shekulli mosti prohet
Djalit e vajzës dashtûnija









T’bukur t’dha Malsore Zoti

Vet i qita lopët ën qeta
Mei kullot meu dhan uj
Çobaneshat aty i gjeta
Tye me têj mê jâj gur

Tye kuvêt tye ba lojna
Çpejt na erth mjezdita
Po kullotshin baktit tona
Me dyzen naka shkua dita

O, t’bukur tdha Malsore Zoti
Për dashtni e për lezet
I bukur shkon me ty moti
Kurr prej zêmret s’muç me tret

Kush Malsoren s’pe njofton
Nuk podin çka âsht dashtija
E rinija bosh poi shkon
E nuk din çka â’mrrekullija

Nipodon qef me bâ b
Blej bakti e shko çoban
Se Deçiqi kameu tha
E dashtnija poshkon dâm

Rroke Malsoren sa tijesh i ri
Mos e lê dâm me shkua
Se kur t’plakesh s’keme dij
Dashtunija ka met kalua.



Çka pom duhet me plak martesa

Nânâ ême m’ka fejua
M’ka dhan pas jâj plakut
Çka me bâ kush mem kallzua
S’muni me dal për der t’konakut

Po trypnohej me shoqe m’u tesh
Se me gishta pom kallzojn
E me mua jân tye qesh
Çi pas plakut ëm fejojn

More nân lumja vet për ty
Kur ëm dhê çka mênove
A kepa zêmêr a kepa sy
Po pse jetên ma helmove

Çka pom duhet me plak ërrnesa
Pa dashtni pa  e pa lezet
Çka pom duhet me plak martesa
Satijet gjall metâ me fjet

Mua m’ke dhân pa mem dvet
Pas jâj plakut çi se dua
Belda nesër kame dek
Ç’keme bâ ater me mua

A pan mêt kur je ken e re
E t’kishin dhan pas jâj plakut
T’ite da shtratin meja ze
Kishe kcye prej çardakut

Kush mênon sot për rini
Kush mênon për varza t’shkreta
Kush mênon për dashtni
Kjoshin mallkua bidatet e vjetra

Belda sot na dijm ma mir
Për me xgijell nafakën e vet
Mos nê bâni ërrnesën shtir
Nuk ërrnohet i qin vjet.









 10.   Jeta e malsores

E shkreta Malsore çka ka hjek
Gjithmon dikush i ka urrnua
Qysh se â le e deri çi ka dek
Zêmra e saj kurr sâ gëzua

O’shtir jeta i ka kalua
Qysh se â le qef s’ka bâ
Qysh se â le me trâb ka ërrnua
S’ka guxuojt me bâ zâ.

Tuk ka nis ën shkoll me shkua
E ka bajt çântën plot
S’kapa gê kurr me pësua
Jâ dasht shtjerrat me kullot

Kur ka marua katër klasa
Nuk e lan  en shkoll me shkua
N’për lâmâ n’për rrasa
Jâshtû rinija i ka kalua

S’ka guxuojt me kân meu tesh
S’ka guxuojt me lakmua
Veç me shkua çobanesh
Me uj e drû meu garkua

Garko drû,garko uj
Shko me berre sko me lop
Me bâ qef kurr s’ka muj’
Gjith ka shkote jâ da me rop

Ni mos kapa i grim nâfak
E me lyp i djal i ri
E kan dhân pas jâj plak
Ose â xbarrll me rop ën shpi

Jâshtû besa me bidate t’vjetra
Ka fshe faqet kuq si molla
Ka fshe shtatin si foleta
E ka ërrnua n’për ksolla.








11. Na jem dej burra me buk

Me i mi e nâtqin
N’Amerik u bâ kushtrim
Tetdhet e tre u bâ vjeti
N’Amerik u bâ gazepi
U bâ gazepi,u derth gjaku
U fik fisi e konaku
Ka arrdh xhevapi n’Malsi
Duhet meu kthye dy fise ne zi
Për Vaselin fisi i Vulêt
Për Nosh’ e Paloken fisi i Lulgjurêt
Tre djelmoça tre sokola
Pona vin me balona
T’tre dekun ën arkavola
Dërshe vetit atje jân vra
E jo ën pushim  me arrdh me pa
Meu gëzua e qef me bâ
Jâri tjetrin kan pushkatua
Po vin ën Malsi meu vorrua
Lum për ty,Zot, t’kjosha fal
Shum po met trimi pa faj
Shum po jesin pa baba fëmija
Shum poi kjan trimat Malsija
Shum poi kjan burrat gruoja
Çi po vriten ën toka t’huoja
Ën Amerik âkên nadeti
Meu vra çobanat dërshe vetit
Dikur âkên,sot â harrua
Tash Malsija ja ka fîllua
Me qit pushk ën tok t’huoj
Tye me vra shoqi shojn
Tye me vra jâri tjetrin
Me fik rop me fik vetin
Pona jesin jetima fëmija
Pa rini po jet Malsija
Jekshtû nûk pahet sot burrnija
Kur dejet nnjeri me rakî
Çpejt i shkon ajo marri
Por na jem dej burra me buk
E po mênojm tepër shkurt
Nuk âht both levorja ën brêz
Mepa burrni,mepa êrz
Ni pe lëshojm, burra,Malsin
Pse pe lëshojm edhe burrnin
Ën tok t’huoj na jem shkua
Makollajt me jetua
E jo vllazên me luftua
Tân  jem vllazên ën tok t’huoj
Mei dimua shoqi shoj
Nuk guxojm meu çnjerzua
Jâri tjetrin me pushkatua
I lûmi Zot t’lumt na për ty
Si meja nis nuk po dij
Jeket letër sot me shkrua
As nuk dij si me marua
Gjygj mekên nuk po dua 
Kurrkuj zêmrên meja ëltua
Se jekjo pun nuk ëm bjen mua
Por vet deshta diç me shkrua
Jeky rrezik mos meu harrua
Mos me harrua jekyt rrezik
E rinin me porosit
A pe tijeni burra Malsin
A poi tijeni burra fëmin
A pe tijeni tye kjaj djalin
Ka pe kjan babën e vet
Ka po kjan kapo bërtet
A pe tijeni Malsin tye kjaj
Varrat en zêmêr tye i baj
Për t’tân ën dhe ç’kan hî
Po gjimon e shkreta Malsi
Po gjimojn malet e toka
Ka hî ën dhe Vasel Malota
Kan hî ën dhe Noshi e Paloka
Tye tije nânât me vajtua
Nuk muj Malsija me durua
Po pëlset shpirti edhe zêmra
Tye përmêt tan ata êmna
Duhet mem fal burrat e tokës
Ropët e Noshit e t’Palokës
Edhe ropët e Vasel Malotës
Det ëm fali fisi i Vulët
Edhe fisi i Lulgjurët
Jekto fjal kur ti maroj
Vet po drua se po gaboj
Por masmirit po naloj
Besa shtir âsht jekta me shkrua
E kurrkuj zêmrên mos meja ëltua
Mua mu deshti mei permêt
E jâty dua me zân vêt.











12
Kushtrim për gjûh e identitet

Për gjûh e fe pêsqin vjet
Kem luftua për mos me tret
Gjithmon deshtën menê prua
Me lut Zotin ën kish me shkua
Edhe festat mei festua
Gjithmon ne nakan pësy
Malsija â kên ferra ën sy
Për shkije e osmanlija
Për komunista e partija
Gjithmon Malsija â la me gjak
Kurr nuk kapa trâb aspak
Për pêsqin vjet çi nakan shtyp
Nûk kan mûjt Malsin me pyt
Por jekshtû ska bâ vaki
Mos me mûjt ën Malsi
As me tije gjûhen e vet
Por me shty e me tret
Na dimoft i madhi Zot
Gjithçka ruojtme deri sot
Gjûh e fe e njerzi
O, e shkreta ti Malsi
Po kush âsht tye met prî
Sot kur hine ën demokrati
Me kûvêt trysh po munohen
Se Malsis poi trypnohen
Sot Malsori nuk pe kupton
Sa çëpejt gjûhen pe harron
Se shkolltart pona gërmojn
Dijalektin te harrojm
Në për krye m’shkov kujtimi
Si kallzov Camaj Martini
Camaj Martini i mâth shkolltar
Allbanollog e shkrimtar
Me Gjelosh Dakun kâm qillua
Kur Martini naka kallzua
E kûvêti për gjûh t’Malsis
Se â temeli i gjûhës Shqipnis
Kurrkush nûk mûj sot me prua
Letërsisht ën shkoll me pësua
Por temelin s’mûjm me harrua
Duhet mepa i grim liri
Gjûhën e nânës me fol ën Malsi
Me shkrua libra e gazeta
Se jâshtû ruhet e vërrteta
Pou lutem more profesora 

Çi u ka dhan shkoll Kosova
Gjûhen e NÂNËS mos me harrua
Se ju Zoti ka meu mallkua
Ën tri piesa na kini da
Nuk ka kush mrapa mena ra
I pakic çi âsht me shkolla
Manipullon me ta Kosova
Me politik çi â’ ën Malsi
Manipullon sot Mali i Zi
Na ën mjedis çi kem met
Kurrkush gjâ nûk pona dvet
Na t’voglit e kem i zêmêr
Po ruojm ner edhe êmên
Nerojm votër edhe êrzin
Nerojm gjûhen edhe brêzin
Nuk i lâm det nai tresim
Gjûh e fe deri çi t’desim.

































31.

Leutenbach me 21.3.1998
U bashkua Malsija prej tânâ ânât e Gjermanis meu pa e me bjesedua,meu njoftu, edhe me formua shoqatën “Lahuta e Malsis”.Gjelosh Daku si anëtar i nerës e ka çil at bashkim me fjal t’bukura shkurt e kuptuoshëm.Pas Gjeloshit kuvêtën edhe do tijer burra e i lëshuon poetat mei lexua poezin e vet.Dershe atynet jam ken edhe vet çi e lexova “Meken zog me fluturua”se ma dukti ma e mira për at ambijent çi kje at dit.Djelmoça t’ri e t’mêçim çi shkruoshin poezi t’bukur e t’gâllshim,por po drua se kame shkua dâm se nuk ka interese ën Malsi për me blijell n’për popull e mej lân mei shtyp.Deri sot nuk kâm tije se ka blijell kush prej amatervet poezi ose tjetër literatur çi kime plotsua Malsin me diçka prej përfunit,prej temelit e mei xijerr ata nijerz prej anonimet.Mos ëm merrnivesh keq se  po dua diçka për vetin me dredhua se për mua âsht barabar e vet nuk jam poet por jam i njeri çi i kuvêt do ndodhia çi i kam përjetua edhe poezija ême âsht e shkurt e për jâta nuk ëm bjen ajo titull.Rinis duhet mei dhân ellân me shkrua, meva bâ qefin se ni e pashin se nuk ka kush interese për poezi ose për çdo shkrime çi ti bâjn ater nalojn e nuk i bijejn mrapa asaj pûn.Pom dhêpet çi nuk jau kâm zân êmnat por sigurisht i dijn jekta çi kâm mei përmêt mâ von.At dit ëm ra dërmêt i idee, për me bâ at bashkim ma atraktiv e mâ interesânt,e organizova i tomboll me dvetje”kush ja çon brêzin e familes maslarktit”e për shêmull mora brêzin têm:Dod Gjek Çûn Marash Gjek Gil Nik Vuli,e nuk dijsha a jakâm çua mir por për shêmull âsht both meva kallzua se si njehet brêzi.Për çëmim kje i shishe shampanj.Mas fortit ëm ka interesua se sa din rinija sot për t’part e vet,a e tijejn prej babêt kûvêtin për gjysha e bab gjysha .Vet jam çudit ,sa pak muorên pies ën at loj jo për shampanj por mua mû dukti se nuk kan interese rinija për at pûn,zaher e kan barabar kush â kên gjyshi ose babgjyshi,prej ka âsht e kush âsht.Jâta çi muorên pies edhe bukur i kan shkua pas brêzit e majlarkti i shkov Palok Pjetri Ivezaj.Mos me shkua jeky bashkim ën harres mu deshti mei shkrua dy-tri fjal e mei përmêt pakicën çi ka marr pies ën at loj.            

Lûm për ty i lumi Zot
U bashkua Malsija sot
Ditën e shtûde për Leutenbach
Fluturuome tân me krah
Trima gra edhe fëmî
Jektû besa ën Gjermani
Ktû kû jem tye punua
Meu bâ bashk me bjesedua
Me jâri tjetrin meu njoftua
Me bâ dyzen diç me pi
Si âsht nadeti ën Malsi
Po afrohet dita e Shna-Kryqit
Me përmêt luftën e Deçiqit
Ded Gjo Lulit nerên meja rrit
Çi ditën e some çi e kem prit
Si t’Kështên e si Malsor
E mos mej ra Turkut ën dor
Tash po dua meu këthye ën loj
E jekta burra mei përgoj

Brêzat e vet çi i kan shkrua
E t’part e vet si kan harrua
Jekshtû burra vet ja nisa
Me përmêt brêza,me përmêt fisa
Nuk po dij kush âsht majvjetri
Por majmiri kje Palok Pjetri
Maslarktit i shkov me brêz
Ka Paloka mêt e êrzë
Mir i dijka t’part e vet
Jeky soj kurr nuk tret
Te Paloka,Nikolla e Kola ja nisi
Ivezi,Sinishtaj,e i Gjolêt fisi 
Po ûlej posht rrêb kai rrêb
Te Vuksan Gela po zâ vêt
Tom Zeku i Zek Baca Lulit
Gjo Pllûci i Pllûc Nik Vujit
Pjetër Bish Gjoni e Martin Ujka
Pa i përmêt vet nuk mujta
Pec Hasakun e Ivan Pej Ivezin
E jâty ja gjeta brêzin
Ivezi Zefi edhe Nika
Jan kên vllazën por si drita
Baba i tynet i Gelës Vuksani
E Sum Gruda â kên i prami
Vet nuk mujta me zân vêt
Edhe dy shpi Sinishtaj mei përmêt
I Ded Lulash Bacit kje Pjetri
Lulash Baci si këshilltar
Te krajl Nikolla pies ka marr
Nua Gjelosh Toma kje ky tjetri
Prej Gjokêjt Gjlosh Dak Leka
I piktor me t’vërteta
Prej Dedvukêt Anton Paloka
Prej Nikprêlêt kje Kol Gjoka
Jekta i kan fiset prej mâlit
Tom Nikolla i Nikoll Galit
Smajl Hasanit e Nik Ivanit
Nikoll Luaca Luc Ded Husit
Edhe strnipi i Gjon Nik Pllûcit
 strua sofra edhe buka
Te Lek Prêl Martini Vuj Ded Vuka
Qysh Deçiqit deri te Suka
Qysh Traboinit e n’maje t’Helmit
Deri ën Trijesh për buz Cemit
 shtrua buka e bâ hysmeti
I tân Malsis â kên nâdeti.


      Kame kên shtir met harrua

Kur t’kâm pa brîjes mâlit
Tye me dal me bakti
Mua ëm dhêpti shtegu i ballit
Çi nuk mujta me dal me ty

N’tjetër ân mû deshti mûa 
Me bakti djal me dal
Ropët e mi e kan hetua
Nuk guxoj pas tejet me arrdh

Kame kên shtir met harrua
Kame kên shtir mos met pa
Ka nis gjaku meu vëlua
Kur ëm duhet me ty m’u da

Mua pas tjetrit ëm kan dhan
Pa dvet mua pa dvet ty e
E si muni ty met lan
E mos met pa mâ me sy

Mua dermêt kur t’ëm bijen
Si e kem shkua çobana motin
E tash me mua nuk po vijen
Po truoj rriskun,po truoj ropin

Tash na duhet me harrua
Bashk çi e shkuome tan at mot
Zêmrat tona kan me lëgua
Tan dashtnija na shkov kot

Zoti yn kamna përpjek
Ni e paçim i grim nafak
Ni mos mujshim për kêt jet
Ën parrîz kem meu pa prap.














       

Uj Mileshit nuk â’ gjaku

A pan mêt o jaranesh
Ën Grop t’Zagunit kur jem tesh
Kur jem tesh tye u ûl
Ën Milesh me mârr uj



Tye u ûl brîjes malit
Me bulera n’shpîd gomarit
Tye kûvêt tye bjesedua
Jâri tjetrit tye lakmua

U përpoqme dora,dora
Tu bâ faqja kuq si molla
Tu drill shtati tu drill kâmâ
Si ën prânver kur t’zên flâmâ

Ti kurrma s’ke meu trypnua
Nesër prap diç kâm met pësua
Si po bâhen tjera gjânâ
Jaranesh ty t’past nânâ

Jaranesh ty t’past konaku
Uj Mileshit nûk âsht gjaku
Se dashtnîn e ka fal Zoti
Për lezet mena shkua moti.





















Zêmra si kashta e that
dikur ëm ke dasht ma fort
kur kem shkua bashk çobana
e kem pas zêmrên plot
e ka dijt tan m,âhalla

zêmrên e shpirtin ti kâm dhan
mike dhan edhe ti mua
i dekik sekem lan
jâri tjetrit pa lakmua

e prâm nâdërr ty t’kam pa
me brêz srrmit,me duvak
krahol arit,me xhublet
kishe dal nuse për marak

ater sot kur t’kâm pa
prej pazarit tye me dal
dora,dora fushës tye i ra
tye kûvêt mei tjetër djal

kurr prej tejet sekam prit
edhe vet s’kam besua
por kagjasa nuk je rrit
dashtnin tân për me çmua

por si kashta kur t’thahet
çi nuk ka aspik uj
kollmoqi kur i dahet
me përtyp as lopa s’muj

jâshtû zêmrên ti e ke
e për gjithmon kame t’met
kisha mujt me bâ be
shtir me kân kemeu përpjek.


















      Vllaznija âsht si foleta

Lum për ty o i lumi Zot
Si paska arrdh koha sot
Se jekshû s’ka bâ vaki
Meu da trimat me vllazni
Jekshtû gesa s’ka qillua
Kushrîves vet mos me dimua
Se gjithmon â’ken nâdet
Mej dimua vëllaznis vet
Veç ën Vulaj u bâ çudija
Burrnin e tretën dy-tri shpija
Kur ka arrdh bija e katûdit
Mej prû fjalën shpis Gjo’Çunit
Me prû fjalën mei kallzua
Shtegun te Brraka e kem ërzua
Jâsajt duom tash me rrugua
Jâsajt rrugën duom me çil
Kush âsht trim det vin me pëshil
Na te Brraka kem me prit
Hazêr jem edhe pushk me qit
Kini meu tesh me nipa t’vet
Ni nau dasht edhe me dek
Jâshtû e bija e Mirash Dokës
Motra e Vaselit edhe e Nokës
Edhe e motra e tân katûdit
Bash kushrina e Gjo’Çunit
More Katrin,more ti motër
Paske harrua jekët votër
Kur se nipat i ke çua
Sot me daja meu çnjerzua
Kini prit Gjonin me dek
E kini dijt mamir se vet
Se rreth ujit se kini bâ
Se kaher brraka â’ tha
A po tijeni shpija e Dokës
E Vaselit edhe e Nokës
Ju me shpi t’Pjetër Gjonit
Kini dsht për krye zakonit
Mej shtî trâb djalis Gjonit
Mei shtî trâb tân katûnit
Me çnjerzua shpin e Gjo’Çunit
Djali Gjonit vetûn nûk âsht
Shpija e Çûnit hala â’bashk
Por ka vojti shpija e Dokës
Shpija e Gjergjit edhe e Nokës
Përse u da prej katûnit
E la vetûn shpin e Çunit
Shpija e Dokës dua meu kallzua
37
se përZotin nuk po dua
ju me nipa meu çnjerzua
por â’ ken ma me t’drejt
shpija e Dokës me hî dërmjet
e katrresën me rregullua
e aq lark mos me shkua
e aq thell mos me hî
meu çnjerzua me vllazni
e kini dijt çka kameu gjet
e kin dijt ma mir se vet
jâsajt rrug kurr ska qillua
skan guxuojt lellin me ërzua
more Nok more ti vlla
t’kite arrdh koha meu vra
ti e Vaseli çka kishi bâ
a kishi këqyr prej dere shpis
si po derrdhet gjaku i vllaznis
t’kite arrdh koha pushk me qit
n’prêhê t’gravet kishi ik
o Gjergj Prêla me vllazën t’vet
ju burrnin kû e kini tret
kush do me ju çi kameu tesh
me burrni tâj kameu qesh
mena dimua â’ ken haku
se uj Brraket nuk âsht gjaku
nipat e Dokës a kini mênua
nar folet kur kini pushua
fiein tân për me çëmûa
si u bâ i vulêjt fisi
vllaznija jon si ja nisi
fisi yn âsht si foleta
muj meu çëmûa mamir se letra
Gekajt jân ken cûga jon
E kame kên për gjithmon 
Ater koha kur ka arrdh
E prej cûget trupi ka dal
Trupi â’ken Marash Gjeka
Jâshtû â’ ken e vrteta
Prej trupit dy rrêba ka bî
Çuni e Doka çi krehên shpi
Ater pou dves more kushrî
T’kuj jân kên Prêla e Lushi
Çi jân afër si ërrllîja e rrushi
T’kuj jân kên Mirashi e Gjoni
Çi jân kên afër  si ujt e kroni
Rrêb kaj rrêb si vëlla kaj vëlla
Jâshtû vllaznija jon u bâ
Përse foletën me shkurtua 
Me rrêba lisit me shortua 
38
nipat jân si rrêba lisit
e nuk jân burrnija e fisit
nipat jân t’bit’ e motërs
por nuk jân ropët e votërs
nuk kini guxuojt gjygj me thye
e vllaznis shpîden me këthye
shpija e Kol Preçit ma lark me brêz
por ma afër me burrni e êrz
Marash Kola u ka kallzua
Si duhet vllaznis mei dimua
Me tân vllazên e me fëmi
Paskan pa mashum burrni
Gjît e nânës u kjoshin hallall
Kan burrni për tân mahall
Se lan vetûn shpin e Gjo’Çunit
Âsht kên haku i tân katûnit
Mei dimua shpis Gjo’Çunit
E jo rreth nipêt meda brêzin
E rreth shtegut me çëkul êrzin.


    18.Simbolat e Malsis

Tringa e Smjlit e Ded Gjo’Luli
Jan simbolat e Malsis
Shqipja bjeshkët e Kuq e Zi
Jan simbolat e Malsis

Kurrkush s’pat aq burrni
Deri ditën e ShnaKryqit
Me kûl flamurin Kuq e Zi
Kûdra Turkut mê Deëiqit

Me t’nimdhetën u çua i Malsor
E bâni nânâ trim u rrit
E kryev punenën për gjithmon
Prap Malsis i dha drit

E kûli flamurin e Kastriotit
Çi ne Turku e kapa prua
Trimi trimit djal prej Hotit
Tân Malsin e ka gëzua

Trijesh e Koj Grud e Hot
Tye luftua kûdra anmikut
Se kan derrdh gjakun kot
N’Deçiq,Qepër e rrasa t’Fikut

Hallall u kjoshin gjît e nânës
T’tân tâmlin çi e kan pi
U bêkoft Zoti gjurmët e kâmës
Çi i kini bâ n’për Malsi.




    







Bâja qefin tân Malsis

Këno Nikoll ty t’knoft zêmra
Kno për burra e për femna
Kno për varza e për jarâna
Berre,dhi e për çobana
Kno për pleq edhe për plaka
Kno Nikoll tu bâft nafaka
Kno te Kroni edhe te  Gurra
Te Mullini edhe te Ura
Knoji Trijeshit edhe Hotit
Përmêti trimat çi jân kên motit
Dete dijn sot rinija
Si â’ bâ dikur burrnija
Kno Nikoll ty t’lumt goja
Me t’tijej e  Kuçit Koja
Kno për Grud e tan Malsi
Për nafak e për dashtni
Kno ën Milesh e Krevenic
Kno ën Tus e Podgoric
Merre aty edhe Liqenin
Edhe Vitojës përmêtja êmnin
As Tërgajën mos me harrua
Mei ra lavdës edhe mej knua
De t’tijejn djelëm e varza
Te Traboini e te Arza
De t’tijejn kumara e miku
Deçiqi, Suka e rrasa e fikut
Kno për ne çi s’jem te shpija
De te dijn tân Malsija
Se na ju su kem harrua 
As prej zêmret su kem largua
Për gjithmon âsht Malsija
Konaku yn edhe shpija
Âsht oxhsku e toka jon
Satijem gjall se harrojm
Kno për trima çi s’jân ën Malsi
Për ato gra e ata fmî
Çi Malsin e kan ëlshua
Për gjithmon ose me pûnua
Për tân bot çi jân hap
Detna vin ën Malsi prap
Kno Nikoll për ato fêmna
Detu gëzohet edhe atje zêmra
Ën Amerik ose ën gjrmani
Kno për ne epër Malsi
Për nafak e për dashtni
Bjeri fellit e qytelis
Bâja qefin tân Malsis




Pse si çove shkuosat mapar

More djal o,djali i ri
Pse s’po fol ti mâ me mua
Pse u bâne mêde zi
E si mujte mem harrua

Mua m’kan dhan ropët e mi
E vetunse paç fajin
Jekshtû âsht gjugji ën Malsi
Vet nuk mujta me xëgijell djalin

Pse si çove shkuosat mapar
Belda m’kishin dhân pas tejet
Por tash djal ulla e mar
S’keme têj ën kish buz mejet

Kur t’ëm sijellin rreth oxhakut
Ti ën dazêm keme tokua
Kam met këqyr për nar duvakut
Me at dit duhet mem harrua

Mos u këthe ma pas mejet
Për dashtni nadhasht Zoti kivet
As vet s’këthehej ma pas tejet
Se edhe ti nafakën keme gjet.

    
     




















Bashk u rritme

More vajz ty t’past konaku
O,sa fort ëm merr maraku 
Ty met pa e met prek
Zêmra ême po pëlset
E maraku mua pom vret
O, dimo Zot si jâm i illûn
Nafaka jon âsht e lillun
Çi nuk muni me ken me ty
Meti këqyr jâta sy
Çi po xhdriten si ullîni
Drita etynet te vet perrîni
Goja jote si flaka e zjarmit
Ja pëlset shpirtin djalit
Pse e nep Zoti at bukuri
Kur nûk mûç mei perrî
Dimo Zot shtir e kâm prit
Nât për nât e dit për dit
I her Zoti menâ rrit
Mena rrit ne primêt
E kurrmâ mos me zân vêt
Jâri tjetrit mej lakmua
Tân Malsis mei kallzua
Se jem rrit për jâri-tjetrin
E nuk duom me fik vetin
Jâshtû kem dasht e mênua
Por rriskun tân e kan trrnua
Nuk i lan zêmrat meu bashkua





















     Zêmrên tême ma helmove

Kâmt e trasha shtatin e holl
Syt e zes faqet si molla
Nuk t’harroj për gjithmon
Se rreth tejet  prej mêdvet dola

Mâkepa dhân besën e Zotit
Se kurrkân nûk don mafort
As prej Grudet as prej Hotit
Apo she’ çka ëm bâne sot

Zêmrên tême ma helmove
Se me rrêna ska dashtni
Ti me koh pse sêm kallzove
S’kisha shkua aq gjat me ty

Tepër heret jakem fîllua
Nuk ke dijt dashtin me pajt
Zêmrên tême e ke varrua
Përgjithmon varrên kam me bajt

More vajz t’kishe marr mua
E buz mejet t’kishe fjet
Satijesh gjall s’ishe pêtua
E kishe shkua motin për lezet

Belda nesër kemeu pêtua
Se edhe ti mua ëm ke dasht
Meja nis s’muç ma me mua
Se  zêmra ême t’ka qit jasht

Kam me gjet i tjetër çik
Samapar ty met harrua
Për inâd kem met prit
Për buz nesh ti me kalua















    Jarânesha

E kâm pas i jarânesh
E kâm pa’ i dashtni
Gjithka shkuome na jem tesh
Si ën pazar si me bakti

Për gjith dit na jem pa
Zêmrat tona gjithmon jan qesh
As me âdrra nuk jem da
Ditên u ûlshim për uj Milesh

Si ën vijesht si ën prânver
U bashkoshim si dy molla
Si ën dimên ashtû ën prânver
Kurr su dashin zêmrat tona

Kjo dashtni kje prej Zotit
Gjithka shkuome jem përpjek
Jekshtû â ken dashtnija motit
Edhe nâdërr tye me fjet

Ka arrdh koha na jem rrit
Rrugat tona tash jân da
Nuk ke pse ma mem prit
Sa tijem gjall s’kem meu pa

I qin vjet vet me rrnua
I vêt ën zêmêr kamta gjet
Satije gjall s’kam met harrua
Kurr prej zćmret s’kam met hjek




        Nikoll Noni

Lum për ty i lumi Zot
Për Këshev shkov mêdja sot
Jâshtû besa tye mênua
Pri rrezik çi pat qillua
Si kam tije dua me shkrua
Por shum koh âsht dërmjet
Kan kalua kry izet vjet
Aj soj djalit kurr s’harrohet
As burrnija kurr s’vjetrohet
Kësheva âsht djepi i Bajrakut
I burrnis,nerës e oxhakut
Kan le trima e trimnesha
Kan le burra e burrnesha
I famile m’ka ra dërmêt
E pom duhet me përmêt
Vet me gjyshin poja nisi
E i Gjolêt po âsht fisi
Gjolajt Sinishti e Iveza
Nuk po jân lark me brêza
T’tân mujm jâty dërmjet
Te Vuksan Gela mei përpjek
Prêk UjkVuji i burr daji
Se pat shoqin n’Malsi
E mât mir se bâte nânâ
Kur illnohej ite si zânâ
Besa burra vet kâm tije
Kapa katrres me dy Shkije
Pa levore e pa thîk
I ka vra e i ka fik
Krenat ën strajc i ka vû
Edhe ën Këshev i ka prû
Ater prej brêzit e ën brêz
Ka shkua burrnija e ka shkua  êrz
Nikoll Noni nipi i tij
Shum ka bâ,past drit,burrni
Nua Prêka kua â martua
Ater i shkin ka mârr për grua
Shefe Jovja mâ daji
Seka pas Mali i Zi
E dy djelm  kan pa prej Zotit
Por si molla si jan kên motit
Tye meu rrit aty rrâx gurit
Jan kên nipat e Prêk Ujk Vujit
Gjithkush e ka rrisk prej Zotit
Mei gjet ropi ropit
Jâshtû besa i ka gijet
Nikoll Noni gjyshit s’vet
Besa trim edhe daji
Si shumica ën Malsi
Jâshtû âsht e kurrqysh tjetër
Siç jan kên burrat e vjetër
Po rriten Marku e Nikolla
Marku punote me balona
Nikolla punote me pllastik
Tye fitua bukên për dit
N’për rruga n’për qytet
Tye fitua bukên e vet
Me gjithkan â kên si vëlla
Për Malsor e për shkja
Gjithkuj mir i ka bâ
Edhe pare nepte hua
Nuk ja këthete iher i shkja
I çote fjal për gjithdit
Se nuk mujti ma me prit
Shum jân ken pêsmi dinar
Jâj puntorit meja mârr
Prap e prap i çote fjal
Ni mos i prûsh sot i jav
Ni mos i prûsh ato pêsmi
Kâm met dijeg ty e shpi
As tash qyqja nuk lajmohet
Me këthye borxhin nuk munohet
Ën vêt paresh shkjauv tash
E prûni me vetin i jalldash
Nikollës trâbên meja shtî 
Deshtên me rrah e me xhbî
Dy djelmoça si dy mûshka
I rrahi Nikolla me dy grushta
Me dy grushta e dy kâm
Bërtitshin shkijet kuku nân
Kuku nân tye strkat
Tân at loj e këqyrte i plak
Pal Gjo Shyti mei brisk ën dor
Por mei dimua nuk kje nevoj
Se ika rrah edhe xhbî
E jaka fal ato t’pêsmi
Edhe i her te doktori
Kur ka shkua Nikoll Noni
Për me marr i grim pushim
Për Zoj t’Grudës për festim
Duhet shpin me rregullua
E fërlikun me trektua
Duhet ushqime me radit
Për me mujt miq me prit
T’dy Zoja edhe Shenjoni
T’Malsis jan simboli
Nuk po dij a pahet mêt
Qysh kur festat jan përmêt
E ka pas i soj doktorit
Nuk e ka da komin e Malsorit
Jâty Nikollës i ka thân
Bollovanje s’dua met dhan
Shum tret pare Mali Zi
Per festime ën Malsi
Mo’ Zot ma keq e ma zi
Tekishe pa ftyrën e tij
Tash kje kuq e tash kje verrll
Ater Nikolla kur u këtheu
E përdrelli kluçin dyher
Mos me hî kurrkush për der
Ater doktorin kur e ka kap
Prej tavlinet e ka ç’kap
Edhe çua ën hava
Eme grushta tye mej ra
Eka rrah për bukuri
T’falem me ner o zotni
Ti ke bâ si faqe zi
S’guxon meu luojt me Malsi
Me Malsi as me Malsor
Se kâm met mârr prap ën dor
Kur nuk deshte t’lik mem shkrua
Ën spital keme pushua
Lype ti nime doktorit
Thuoj t’ka rrah i biri Malsorit
Kur t’delësh prej spitalit
S’dua met pa me sy t’ballit
E shum her Nikolla ka dal
Me burrni e faqe t’barrll
Tash ëm duhet ma thell me hî
Meva kûvêt fûnin e tij
A muj mekên ma keq e ma zi 
Ja dijeg zemra n’mjedis t’prushit
Kur e tuki grecin e rrushit
Po si qyqe jetên meja këput
Pri grec rrushit çi e ka tuk
Millorade ti paç faqen e zez
Po si pushkên ti me llez
Po si pushkës mei dhân zjarm
Shpirtin e njerit me shkua dâm
Se Nikolla kje tye u nis
Me makin për Nikshiq
Edhe i her rrugash me shkua
Buken e vet me fitua
Si cka bâ dit për dit
Deshti fytin me flladit
Gjithmon kai grec e kan tuk
E zadruga nuk ka hup
Por shkjav âsht gjithmon shkja
Gjithmon kan dasht Malsor me vra
Mor Nikoll t’kisha me dijt
Çka mênove kur tu afrit
Pa levore e pa thîk
Kur e kape pushkên për gryk
Si nuk mujte me kap për fyt
Meja zân frymên e me pyt
Mos me lân me gisht me hjek
Meja mârr pushkên e meja tret
Mos mej ra kurrma dërmêt
Meu luojt me pushk ën dor
As me shkije as me Malsor
Pasha Zotin si për lojna
E ka thirr shkjan Nikolla
Millorade ma afër ec
Nipot llêpet jeky grec
Eja këhâ meta pagua
Vet me ik nuk po dua
Jâty shkjau u illnua
Me pusshk ën dor u afrit
Edhe hazër pushk me qit
Aty ja plasi Zoti syt
S’pat Nikolla çka me bâ
Deshti pushkên me çua nhava
Kapi pushkên aty për gryk
Edhe e prûni ashtû nar fyt
Ater hoq qyqja me gisht
Per gjithmon Nikolla u prish
Shkjenisht nânen jaka sha
Dekun n’tok Nikolla ra
Qêni i qênit Paviqeviqi
Posi nkrehc t’shkov gishti
Ty t’vraft Zoti edhe Krishti
Mos bâsh hajr Zoti t’vraft
Mos paç hulad as nafak
Aj soj njerit s’guxon me rrnua
Ite dasht me dâmtua
Kur e vret njerin kot
Nuk guxon me ec për tok
Nuk guxon me prû exhelin
Ite dasht me vra si qênin
Çi  i këtheu Gjolajt ne zi
T’dhasht Zoti kivet o Malsi.


       Marash Mark Gjonit

Shum i dashtuni Marash kushri
Ëm ka marr malli met pa me sy
Jekêt  letër dua meta shkrua
T’fala me shnet ty met çua
Me kêt letër dua met dvet
Si i ke pûnt sije me shnet
Si âsht Nreka si i ka fëmin
Si e ka gruon si i kini kojshin
Si e kâm Hotin si e kâm Malsin
Për vllazên t’mi ake tije
Çka punojn çka kan vije’
Si i kan ropët si jân vet
Edhe atynet t’fala me shnet
Besa prap ëm ka mârr mâlli
Por me arrdh s’pom lên halli
Vet me ërrnes lark kâm shkua
Por prej zêmret sukâm largua
Me dy-tri fjal dua met kallzua
Shnosh e mir kam qillua
Me gjith fëmi e me grua
Ën Gjermani jâm tye punua
Vet po shkoj çëpesh ën shpi
Si po shkote nusja ën gjini
Maka dhan Zoti nafak  
Gjermanija nuk âsht lark
T’prêten shkoj e t’dijell vi
Mepa grua mepa fëmi
Nafaka ême kjoft mallkua
Si s’ëm la me rop me ërrnua
Tash ku kisha me bâ lezet
Tye luoj me nipa t’vet
Nuk dij,xhevap,a ke mârr
Zhelka ka vajz e djal
Edhe Bozhi dy varza ka
Shum marak ëm vjen mei pa
Edhe për ju ëm merr maraku
O,shtir e kâm Marash Marku
Jâto mênime kan mem plak
Se për Zotin rruga âsht lark
Tash jâj shtat a tet vjet
Veç ën hatra kâm arrll vet
Vasel malota kur ka met
Gjoni e Lushi kur kan dek
Errlla për qef tash dy vjet
Axhat besa nuk i kâm gjet
Te Noshi e Nreka kur jem bashkua
Ater nisa me mênua
Sa fort axhat ëm kan mêgua
Nar folet kur kisha perrî
Robvet vet u kishin prî
Për mem tesh plot dashtn
Por at vjet kur kâm dal
Gjjoni e Lushi nuk kan arrll
Mem dhân dor me mua mu fal
Ater këqyrsha prej shpije Lushit
Belda e sho ën kopsht buz rrushit
Eu këthesha prej shpije Gjonit
Belda e sho atje mê kronit
Aty shkûda i grim me krye
Mênimet t’mija mei thye
E zêmres tême mei kallzua
Për gjithmon nakan ëlshua
Edhe ëm shkuon dyatri lot
E thaç vetit me sy plot
Na pa axha kem met sot
O, shtir e paç,Marash,dimo Zot
Se tepër shum kje për mua
T’tân at dhâp me durua
Zêmrê t’but e kam vet
Nân e bab nuk pa mêt
Malotên çëpejt e kâm tret
E Vaseli i ri ka met
Kush e ka zêmrên t’fort
Mem besua nuk muj sot
Kurrkush s’muj mem besua
Sa shum zêmra m’ka ëlgua
N’hatêr t’Vaselit m’kan bërtit
S’guxoj vetin me korit
Por nuk mûjta me durua
Mûa mû deshti lot me ëlshua
Ne t’tânvet na gjet rreziku
Ne t’tânvet Zoti na fiku
Edhe Gergji u ka dek
Por nadhasht Zoti kivet
Marash Marku a pom kallzon
Tye mênua moti po shkon
Po shkon moti muoj për muoj
Nuk po dij kû âsht toka e huoj
A âsht këhâ n’Gjermani
A âsht atje kû jâm me shpi
Ose belda ën Malsi
Gjith ka shkoj jâm jabanxhi
Si ka arrdh koha a po she’
I huoj këhâ e i huoj atje
Kurrkush mua nuk pom nje’
Nuk t’nje shoku nuk t’nje miku
Toka e huoj ne na fiku
Toka e huoj nuk t’duron
E toka e vet çëpejt t’harron.